Kush “pëllet” për kufirin Bellanoc-Stançiq? Fatmir Bytyqi / Po e lë që vetë populli të vendos

0
35

Kufiri Bellanoc-Stançiç u hap por autoritetet ende nuk arrijnë të merren vesh se kush është më meritori për këtë. Kryetari i Komisionit për çështje ekonomike në LSDM, Fatmri Bytyqi, në Facebook-un e tij postoi një koment për hapjen e kufirit Bellanoc-Stançiq, ku mes tjerash në shkrimin thuhet “Të gjithë shkruajn dhe mburren për hapjen e pikës kufitare”. “Disa pëllasin, ndërsa disa punojnë”. Kush pëllet, Bytyqi nuk u përgjigj konkretisht

“Kufiri Bellanoc-Stançiq është projektuar mbrapsht në vitin 2010 dhe duheshin plot 10 vite që të vijë një koalicion qeverisës i cili udhëhiqet nga LSDM që ai kufi të bëhet realitet, pa marrë parasysh se kush janë partnerët e koalicionit”, deklaroi Bytyqi.

Bytyqi ka qenë një nga pesë ekspertët dhe i vetmi nga Maqedonia që kanë punuar në këtë projekt, i realizuar me ndihmën e BE-së përmes Instrumentit IPA për bashkëpunim ndërkufitarë me 1.2 milion euro, si dhe me bashkë-financim nga Ministria për vetëqeverisje lokale me 105 mijë euro. Këtë edhe ai vetë e shkroi në Facebook.

Edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, në Facebook-un e tij shkroi “Ne nuk flasim por veprojmë.”

Por edhe partnerët e koalicionit hapjen e kufirit e konsiderojnë si arritje të tyre. Deputeti i BDI-së Artan Grubi në “Facebook” shkroi:

“Pasaportat i hoqëm, kufijtë i bashkuam, rrugët po i ndërtojmë, po bëhemi 1.Shifeni gëzimin e madh të qytetarëve, pjesëmarrje masive, kjo flet për politikat e drejta të Ali Ahmetit dhe BDI-së.”

Edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osman shkroi se hapja e kufirit mban vulën e BDI-së.

“Vetëm me letërnjoftim i shkruar në shqip, kaluam të parët kufirin nga Likova në Gjilan! Çdo sukses i shqiptarëve mban vulën e BDI-së!”, shkroi Osmani në “Facebook”.

Kujtojmë që ndërtimi dhe hapja e kësaj pike është zvarritur me vite. Kufiri Bellanoc-Stançiq për vite me radhë është përdorur si karrem edhe nëpër fushata politike. Kuvendi i Maqedonisë që në 2013-tën e ka miratuar marrëveshjen për çeljen e pikës kufitare. Rruga që të sjellë deri këtu është shtruar me mjete të qeverisë ndërsa pika kufitare financiarisht është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here