11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKryeministri i Italisë: Të fusim Ballkanin në BE, ose do i kthejë...

Kryeministri i Italisë: Të fusim Ballkanin në BE, ose do i kthejë sytë nga Rusia, Kina dhe Turqia

Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një proces që duhet të “ndiqet absolutisht“. Kështu u shpreh sot kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte në një aktivitet me rastin e 45 vjetorit të Marrëveshjes së Helsinkit.

Conte ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejt kur tha se nëse këto vende nuk bëhen pjesë e unionit atëherë do të kthejnë sytë nga Rusia, Turqia, apo Kina.

Është një proces shumë kompleks dhe shumë delikat. Unë besoj se ky proces duhet të ndiqet absolutisht. Nëse nuk e arrijmë këtë objektiv, jo vetëm që do të rrezikonim të shohim këta partnerë të kthejnë vështrimin e tyre nga Evropa, por ne do të rrezikonim të shohim ata të kthejnë shikimin e tyre nga Rusia por edhe ndaj Turqisë, ose lojtarë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë të interesuar për të forcuar praninë e tyre në gadishullin e Ballkanit, të tilla si Kina dhe vendet e Gjirit” deklaroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments