8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKRRE: Çmimi i energjisë elektrike mbetet i pandryshuar edhe për një vit.

KRRE: Çmimi i energjisë elektrike mbetet i pandryshuar edhe për një vit.

Çmimi i rrymës nuk do të ndryshojë. Komisioni rregullator i energjetikës vendosi që çmimi të mbetet i njëjtë edhe në 12 muajt e ardhshëm. Nga e hëna, amvisëritë me rrymë do të furnizohen nga furnizuesi i përgjithshëm EVN Houm. Me këtë kompletohet procesi i përgjithshëm i liberalizimit të tregut të energjisë. Nuk do ketë destabilizim të çmimeve, ndërsa vërtetim për këtë është publikimi i sotëm i çmimit të vjetër- të ri që do e paguajnë qytetarët, thonë nga KRRE-ja.

ELEM do të sigurojë stabilitet financiarë pasi me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike u krijua hapësirë e madhe  që sasi më të mëdha të shiten në tregun e lirë edhe n Maqedoni edhe jashtë vendit me çmime më të larta. Të gjitha këto përfitime janë bartur në këtë vendim  për çmimin e energjisë elektrike”- tha Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së

Bislimovski thotë se qytetarët gjithnjë e më shpesh e përdorin tarifën e lirë për energji elektrike. Kjo rezultoi edhe me uljen e faturave të energjisë elektrike për amvisëri për rreth 5% në vitin 2017 kur u vendos kjo masë e volitshme. Edhe sipas rregullave të reja, EVN Houm ka për obligim ta mbajë periudhën kur energjia elektrike është me tarifë të lirë për amvisëritë.

Ka rritje të harxhimit në periudhat kur vlen tarifa e lirë. Diku në nivel vjetor kjo kushton rreth 11 milionë euro. Krahasuar çmimi i amvisërive 2019- 2017 kur është vendosur tarifa e lirë, çmimi i amvisërive është ulur për 5%” – theksoi Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së

Në kohën kur në bursat botërore ka rritje të çmimit të energjisë elektrike, Regullatori pohon se në vend nuk ndodhë stabilizim artificial i çmimeve. Çmimi nuk do të ndryshojë pasi ELEM punon me fitim, e sidomos Kombinati energjetik REK Bitolla. Megjithatë, Rregullatori thotë se  në periudhën e fundit dobët punojnë hidrocentralet. Ndryshe përllogaritë e kompanive që kanë vendosur të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike kanë fatura më të ulëta mujore për rreth 30%. Për momentin për amvisëritë është më e leverdishme të mbeten në tregun e rregulluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments