Konkurs për punësime në Policinë Financiare, për “shefa” në veçanti kërkohen Maqedonas!

0
175

Është hapur konkurs për 27 vende të reja pune në Policinë Financiare. Pozitat e kërkuara janë, një ndihmës i drejtorit me titull Këshilltar për Siguri, një udhëheqës njësie me titull Inspektor Kryesor dhe 25 inspektorë të tjerë në pozita të ndryshme në hierarkinë e të punësuarve të këtij institucioni.>

Ajo që bie në sy më shumë në kushtet e konkursit për çdo pozitë veç e veç, është se për pozitat më të larta si ndihmësdrejtor, shef njësie dhe inspektorë të pavarur, kërkohen kushte të veçanta dhe atë, kandidatët të jenë maqedonas.

Nga 27 punësime të kërkuara, shtatë pozitat më të larta dhe normalisht me rroga më të mëdha, duhet me patjetër të jenë maqedonas. Për maqedonasit janë rezervuar edhe të paktën 6 pozita tjera inspektorësh në nivele më të ulëta, që gjithsej numrin e tyre e çon në 13,

“Punësime të parapara në pajtim me planin vjetor të institucionit për vitin 2019 janë: Maqedonas” – shkruan në fund të tekstit te kushtet e veçanta të kërkuara për punësim, për pozitat, ndihmësdrejtor, shef njësie dhe inspektorë të pavarur, përcjell in7.

Për shqiptarët janë rezervuar pozita pune më të ulëta dhe atë dy inspektorë të lartë, tre inspektorë, katër inspektorë të rinj dhe një nënpunës policor. Gjithashtu vende pune janë rezervuar edhe nga dy pozita inspektorësh për kandidatët turq dhe romë.

Për të mësuar se çfarë metodologjie është përdorur në rastin e ndarjes së pozitave të punës në bazë të përkatësisë etnike të kandidatëve,

Sidoqoftë arsyeja, Drejtori i Policisë Financiare është shqiptar dhe ndoshta kjo është ndonjë marrëveshje mes partnerëve të koalicionit për të balancuar përqindjen e përfaqësimit në pozitat drejtuese të këtij institucioni.

Drejtor i Policisë Financiare është Arafat Muarremi nga Gostivari, i cili në këtë pozitë ka ardhur si kuadër i LSDM-së së Zoran Zaevit.

Në linqet më poshtë mund të shikoni Konkursin e plotë, ndërsa fotografitë janë nga pozitat e rezervuara për kandidatët maqedonas.

linku https://finpol.gov.mk/mk/oglasi-finansiski-policajci