6.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKonferenca ndërqeveritare me Maqedoninë? – Rama konfirmon shtyrjen me gisht nga historia

Konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë? – Rama konfirmon shtyrjen me gisht nga historia


Konferenca e parë për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të shtyhet. Kjo u  la të kuptohej nga kryeministri Edi Rama në emisionin “Open”.

Ai përmendi përplasjet e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, se qeveria e kësaj të fundit do që Bashkimi Europian t’i ndalojë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut, derisa vendi kandidat të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë.

Pra, Rama “fajësoi” Maqedoninë e Veriut për shtyrjen e konferencës, dhe mosmarrëveshjen e saj historike me Bullgarinë.Kujtojmë se konferenca e parë ndërqeveritare ishte parashikuar që të mbahej nën presidencën gjermane, por tashmë do të mbahet në presidencën e radhës të Bashkimit, në vitin 2021.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments