9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKoha.mk / Shqipja e cunguar në MPB

Koha.mk / Shqipja e cunguar në MPB

linku https://www.koha.mk/shqipja-e-cunguar/

Raportet ditor të MPB-së nuk përkthehen në gjuhën shqipe. Me përjashtim të disa kumtesave dhe njoftimeve, kjo ministri ende është larg zbatimit të mirëfilltë të gjuhës shqipe. Ndërkohë institucionet tjera shtetërore, në këtë rast Gjykatat dhe Prokuroritë as që e bëjnë mall shqipen. Kjo situatë ekziston edhe pse nga miratimi i Ligjit për gjuhën shqipe kanë kaluar më tepër se gjashtë muaj

Omer XHAFERI

Shkup, 15 korrik – Gjuha shqipe në Ministrinë e Punë të Brendshme respektohet pjesërisht. Përkundër ndryshimit të dispozitave të Ligjit për gjuhët, që u bënë gjashtë muaj më parë, gjuha shqipe vazhdon të mos respektohet plotësisht nga një sërë institucionesh shtetërore, përfshi këtu edhe policinë e shtetit. Përveç disa njoftimeve dhe kumtesave të shkurta, pjesa dërmuese e informacioneve ditore që i ofron Ministria e Punëve të Brendshme janë në gjuhën maqedonase, shkruan gazeta KOHA. Prej rubrikave më të ndjekura të MPB-së pa dyshim është buletini ditor. Megjithatë, edhe këtu materialet, gjegjësisht ngjarjet raportohen vetëm në gjuhën maqedonase. Përshkrimi i ndodhive vetëm në maqedonisht në masë të madhe ju krijon vështirësi edhe punonjësve mediatik shqiptar, të cilët janë të detyruar që për çdo ditë ti përkthejnë aksidentet në komunikacion, zënkat dhe incidentet e ndryshme e kështu me radhë. Me qëllim përmirësimin e komunikimit me opinionin, MPB gjatë dy viteve të fundit ka hapur profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. Por edhe këtu raportimi në gjuhën shqipe nuk është në nivelin e duhur. Një përgjigje konkrete për zbatimin e gjuhës shqipe në këtë dikaster të Qeverisë pritet marrim gjatë ditëve në vazhdim.
Ndërkohë, një situatë më serioze e anashkalimit të gjuhës shqipe ekziston në sistemin gjyqësor. Këshilli Gjyqësori dhe ai i Prokurorëve Publik janë institucionet kryesore që merren me çështjet juridike në vend dhe që aspak nuk i kushtojnë rëndësi zbatimit të gjuhës shqipe në publikimin e materialeve të tyre. Kumtesa dhe njoftime në gjuhën shqipe mund të hasen vetëm në ato gjykata ku kryetarët janë shqiptarë, siç është rasti me Gjykatën Civile në Shkup dhe Gjykatën Themelore në Tetovë, e të ngjashme.
Në mesin e dhjetëra institucioneve gjyqësore që nuk e përfillin gjuhën shqipe është edhe Gjykata Penale e Shkupit dhe Prokuroria Publike. Pavarësisht aktiviteteve të përditshme dhe njoftimit të opinionit për procedurat e reja hetimore dhe ngritjen e kallëzimeve penale, apo parashtrimin e aktakuzave për raste të ndryshme, Prokuroria Publike e drejtuar nga Lubomir Joveski deri më tani asnjë njoftim nuk e ka publikuar në gjuhën shqipe. Arsyeja që gazeta KOHA ka pranuar se pse këto institucione nuk fillojnë me zbatimin e gjuhës shqipe, është mungesa e kuadrit (përkthyes, zëdhënës etj).
Ndryshe, një pjesë të fajit për mos zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet publike e ka edhe pushteti ekzekutivi, respektivisht Ministria e Drejtësisë. Sipas plotësimit të Ligjit të gjuhëve që u bë në fillim të këtij viti, në kuadër të kësaj ministrie duhej që brenda gjashtë muajve të themelohet Inspektorati për përdorimin e gjuhëve. Mirëpo, edhe pse jemi në mesin e korrikut, ky Inspektorat vazhdon të mos futet në praktikë. Deklaratat e fundit të Ministrisë së Drejtësisë ishin se debati publik për këtë Inspektorat ka përfunduar dhe se i njëjti duhet të futet në procedure qeveritare, respektivisht parlamentare.
Për moszbatim të ligjit janë paraparë dënime prej 4000 deri më 5000 euro për institucionet dhe deri 1500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments