16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKëshilli rajonal nga SASHK- Tetovë / Grevë në 30 shkolla, nuk ka...

Këshilli rajonal nga SASHK- Tetovë / Grevë në 30 shkolla, nuk ka presione

Këshilli rajonal i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë për Tetovë ka informuar se në të gjitha 30 shkollat ku arsimtarët janë anëtarë të Sindikatës, pa ndërprerje e mbajnë grevën paralajmëruese.

“Gjithçka zhvillohet sipas asaj që është paralajmëruar, grevë paralajmëruese ka në 30 shkolla ku kemi anëtarë tonë. Nuk ka presione, ndërsa kemi informacione se edhe ata që nuk janë anëtarë të Sindikatës solidarizohen dhe nuk mbajnë orë. Procesi mësimor vazhdon prej nesër sipas programit të rregullt”, ka thënë kryetarja e Këshillit, Teuta Sejfullai.

Nga Këshilli i Tetovës rikujtojnë se në vend të grevës paralajmëruese muajin e ardhshëm mund të ketë grevë të përgjithshme.

“Motivimi është i ulët tek arsimtarët, janë larg pagës mesatare në shtet. Nevojitet siguri më e madhe pasi zvogëlohet numri i nxënësve dhe orëve. Nuk ka avancim karriere dhe shumë probleme tjera”, ka theksuar sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Tetovës, Zoran Gërkovski.

Nga komuna e Tetovës kanë thënë se atje ku është kërkuar në shkolla janë siguruar hapësira për zhvillimin e grevës sipas dispozitave ligjore. “Organizatat sindikaliste i kanë informuar shkollat dhe respektohet e drejta e tyre për grevë”, ka thënë Ahmet Qazimi, udhëheqës i sektorit për aktivitetet publike pranë komunës së Tetovës. Në territorin e komunës së Tetovës prej nesër pritet me mësim të fillojnë 1.100 filloristë të klasës së parë si dhe 1.700 nxënës të shkollës së mesme në vitin e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments