6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeKëshilli gjyqësor nuk e shkarkoi Jovo Vangelovskin, kryetarin e Gjykatës Supreme.Të enjten...

Këshilli gjyqësor nuk e shkarkoi Jovo Vangelovskin, kryetarin e Gjykatës Supreme.Të enjten vendoset për shkarkimin e Katica Janeva

Anëtarët e Këshillit gjyqësor, sot në seancën e 316-të kanë diskutuar për përgjegjësin në punë të kryetarit të Gjykatës supreme, gjykatësit Jovo Vangelovski.

Në komunikatën e Këshillit gjyqësor nuk përmendet emri i kryetarit ose edhe i Gjykatës supreme, por thuhet se Këshilli gjyqësor debatoi pas raporteve të komisionit për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit/kryetarit të gjykatës dhe vendosi:

-pas dy kërkesave, u mor vendim për ndërprerjen e procedurës.

Këshilli i prokurorëve publik (KPP), pas një seance që zgjati më shumë se shtatë orë, nuk arriti të marrë vendim për shkarkimin  e prokurores speciale në paraburgim, Katica Janeva.

Materiali i rastit “Reket”, ku e dyshuar e tretë është Katica Janeva, u shqyrtua sot në seancën e KPP-së. Ky raport u hartua nga shefja e Prokurorisë për krimi të organizuar, Vilma Ruskoska.

Kryetari i KPP-së, Kole Shterjev deklaroi se të enjten paradite do të sillet vendim nëse ata do të fillojnë procedurën për shkarkimin e Katica Janevës.

“Ne, sot deri në këtë moment erdhëm në gjendje në të cilën i shqyrtuam, studiuam, analizuam të gjitha materialet dhe vlerësuam se për sot është e mjaftueshme. Të enjten në orën 10 vazhdojmë me seancën dhe Këshilli do të vendosë, do të sjellë vendim përkatës dhe po të njëjtën ditë do të njoftoheni. Ky vendim duhet të përgatitet mirë pasi do të shkojë në Kuvend dhe për këto arsye nuk mundemi tani në kushte të tilla, gjithë ditën në punë, të lëshohemi dhe të sjellim vendim përnjëherë”, tha Shterjev.

Gjithashtu akoma nuk është përcaktuar se a do të mundet të ketë Janeva ushtruesin detyre.

Përkujtojmë se Janeva kishte paraqitur dorëheqjen me 15 korrik, ndërsa mandati i saj mbaron me 15 shtator.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments