Inspektorati i shqipes, larg nisjes së funksionimit

0
71

Inspektorati për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve edhe një vit nuk do të mund të kryejë funksionin e tij. Konfirmimi bëhet për Alsat nga drejtori i këtij organi të sapoformuar. Sipas tij inspektorët e përzgjedhur në konkursin, që do të shpallet javën e ardhshme, nuk do të mund të dalin në terren edhe një kohë të gjatë pasi fillimisht duhet të ndjekin një trajnim nëntë mujor dhe më pas një tjetër tre mujor.

Do të jenë 12 të punësuar, nga të cilët 5 do të jenë inspektorë. Inspektorët që do të jenë të punësuar do të ndjekin trajnim 9 mujor dhe do të jenë të licencuar në bazë të gjuhëve dhe 3 mujori do të jetë pjesa e përgjithshme që do t’u nënshtrohen provimeve.- Gjatë këtyre 9 muajve që inspektorët do të ndjekin trajnime, do të dalin të inspektojnë institucionet apo nuk do të fillojnë me punë pa përfunduar këtë trajnim? -Patjetër duhet të ndjekin trajnimet dhe pasi të përfundojnë këto trajnime ato do të jenë të licencuar dhe atëherë do të dalin të bëjnë mbikëqyrjen inspektuese në të gjitha institucionet shtetërore në vend“-tha Fatmir Iseni- drejtor Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve.

Vonesa shtesë mund të sjellin edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi Kodi Zgjedhor pas shpalljes së zgjedhjeve, ngrijnë të gjitha konkurset publike. Konkursi për përzgjedhjen e 12 pjesëtarëve të parë të ekipit të Inspektoratit pritet të hapet javën e ardhshme dhe i njëjti pritet të zgjasë 5 ditë pune.

Detyra ime është që të hap konkursin, por problem administrative, mund të ketë ndërprerje të afatit, ndoshta përzgjedhja e kandidatëve mund të ngelë pas zgjedhjeve”-theksoi Fatmir Iseni, drejtor Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhës Shqipe.

Inspektorati ende nuk ka siguruar zyrat, ndërsa nuk dihet as lokacioni i tyre. Sipas asaj që parashikohet në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, inspektorët duhet të fillonin me punë më së voni më 15 janar, një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për gjuhët, por kjo nuk ndodhi. Shumë institucione shtetërore nuk respektojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve  edhe pse për shkeljen e tij pasojnë gjoba, por pa një inspektorat funksional, nuk ka kush t’i sanksionojë