Historia e vërtetë pas videos më të famshme të momentit

252

Burrat afrikanë me kostum, syze dhe kapele, që kërcejnë nën ritmet e “Astronomia” të Vicetone dhe Tony Igy teksa mbajnë mbi supe një arkivol, me siguri që i keni lidhur me ndonjë situatë komike thjesht për meme në rrjete sociale, por jo – historia pas videos është shumë më tepër interesante se kaq.

Që të sqarojmë paraprakisht: Këta burra nuk janë njerëz të zakonshëm, por quhen pallbearer nga pall – një mbulesë që i hidhet sipër arkivolit – dhe përdoret për të nënkuptuar dikë që mban arkivolin. Në kultura të ndryshme, arkivoli mbahet ndryshe: Në SH.B.A dhe Kanada zakonisht mbahet te dorezat në lartësinë e belit, ndërsa në vende si Mbretëria e Bashkuar, Australi, Irlandë, shumicën e vendeve në Azi dhe Ballkan mbahet mbi supe. Mbajtësit e arkivolit mund të jenë miq dhe familjarë, ose punonjës të agjencive funerale që paguhen për këtë shërbim. Këtu mbërrijmë te videoja.

Kërcimtarët në video janë një grup nga Gana, të vendosur në qytetin bregdetar Prampram. Ata performojnë në të gjithë vendin, madje edhe ndërkombëtarisht dhe njihen si Dada awu. Dada awu udhëhiqen nga Benjamin Aidoo, i cili e krijoi grupin si shërbim për të mbajtur arkivolin në ceremonitë mortore. Më vonë, pati idenë gjeniale që të shtonte koreografi për ta bërë momentin të paharrueshëm. Nëse familjarët e të ndjerëve zgjedhin që Dada awu të kërcejnë, ka tarifë shtesë.

Në Ganë, ceremonitë mortore kanë karakteristika specifike. Ato mund të zgjasin deri në 7 ditë. Disa familje punësojnë persona që të vajtojë sepse shërben si një formë shpërblimi për personin e vdekur. Përpos kësaj, të pranishme nëpër ceremoni mortore janë edhe kërcimet, më së shumti kur njerëzit vdesin për shkaqe natyrale në pleqëri.

Videot e Dada awu qarkullojnë prej kohësh, por morën m tepër vëmendje kur u paraqitën në një dokumentar të BBC në 2017.

Së fundmi, mjeshtrit e TikTok e edituan duke i vendosur këngën “Astronomia” të artistit rus Tony Igy dhe dyshes holandeze Vicetone. Videoja e kërcimit me arkivol mbi supe u bë meme, përgjithësisht duke iu referuar koronavirusit.

Historia e vërtetë pas videos më të famshme të momentit

Në Brazil, pati edhe tabela në rrugë ku u shkrua “Qëndro në shtëpi, ose vallëzo me ne