12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme“Haxhi 2019”, “bomba” e parë e Buzakut, “Rexhepi ka keqpërdorur pozitën, ka...

“Haxhi 2019”, “bomba” e parë e Buzakut, “Rexhepi ka keqpërdorur pozitën, ka larë para”

Pasi kaloi ultimatumi prej 72 orëve që Skënder Buzaku ia dha ditë më parë Sulejman Rexhepit për ta liruar BFI-në, ka reaguar Buzaku duke publikuar dëshmi dhe dokumente që spias tij janë  komprometuese dhe dëshmojnë krimin e kryer nga Rexhepi. Para se t’ju drejtohet mediave Buzaku shkoi në Prokurorinë Publike për t’i dorëzuar dokumentet.

Dëshmia ka të bëjë me “Haxhin 2019”, në të cilin sipas Buzakut, Sulejman Rexhepi ka keqpërdorur afro 700 mijë euro. Buzaku pohon se BFI ka paguar taksë për qëndrim prej 800 eurove në kokë haxhiu,  nëpërmes një kompanie private ndërmjetësuese edhe pse taksa për një haxhi është 510 euro. Sipas tij, në këtë mënyrë, Rexhepi ka keqpërdorur mjetet e besimtarëve.

Buzaku thotë se ky nuk është skandali i vetëm me Haxhin, ai pohon se lojëra janë bërë edhe me vizat e haxhilerëve.

Nga Bashkësia Fetare Islame thonë se ky është trillimi i rradhës nga ana e Buzukut.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore, nëpërmes të cilës Skender Buzaku u emërua kryetar i Bashkësisë Islame. Me shfuqizimin e vendimit, lënda do të shkojë në ri-gjykim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments