“Gypi i shpërthyer” në PSP

0
34

linku

https://www.alsat-m.tv/gypi-i-shperthyer-ne-psp/

Alsat2019-07-28T03:27:38+02:00

Gjatë ditës së djeshme burime të  emisionit 360 shkallë në Alsat konfirmuan se prokurorja në largim  e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva  ka kërkuar nga punëtorët e sektorit të IT-së në Prokurorinë Speciale Publike të kryhet e ashtu quajtura “fshirje forenzike” e kompjuterëve në këtë institucion. Nga PSP-ja pas rreth 6 orëve dolën me demant. Pas mohimeve të PSP-së, redaktori i emisionit “360 shkallë”, Vasko Popetkovski ka reaguar  përmes një shkrimi . Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të gazetarit Vasko Popetkovski

Të nderuar ndjekës të “360 shkallë”, pas reagimeve të shumta në lidhje me tekstin me titull “Katica Janeva ka urdhëruar ‚fshirje forenzike’  të kompjuterëve në PSP” dhe pas demantit të Prokurorisë Speciale Publike, ndjej nevojën që të iu drejtohem me disa sqarime dhe përkujtime.

Duke llogaritur reagimet e mundshme (por edhe kredibilitetin e “360 shkallë”) dhe duke zgjedhur të qëndrimin në një zonë të sigurt, ne mund të kishim vendosur që të mos e publikojmë tekstin. Ky do të ishte vendimi më i lehtë. Shkrimet e bazuar në burime anonime, sidomos kur nuk ka gjurmë të shkruara rreth ngjarjes (urdhrit) për të cilin referohen, kanë gjasa të mëdha për “demant”.

Por, ne vendosëm që ta publikojmë. Vendosëm që të bëhemi zëri i të punësuarve në PSP, të cilët “të djegur” nga ngjarjet në javët e fundit, deshën të alarmojnë publikun, por edhe institucionet, për procedurën e paralajmëruar (fshirjen forenzike) me mundësi për pasoja të shumta. Në funksion të interesit publik.

Duke vepruar kështu, siç kërkohet në standardet themelore të gazetarisë, ne në kohë iu drejtuam  me pyetje PSP-së. Por, në vend që t’i përgjigjeshin pyetjeve, gjashtë orë pasi u pranuan, zyra e Prokurorisë Speciale të Katica Janevës lëshoi “demant”.

Nëse lexohet me kujdes “demanti”, ai i referohet masave për mbrojtjen e materialeve, dokumenteve dhe provave.

“Demanti” nuk i referohet drejtpërdrejt pjesës së tekstit të “360 shkallë” ku thuhet se “fshirja forenzike” do të fshijë në mënyrë të pakthyeshme të dhënat për atë se në cilin kompjuter, në çfarë kohe, dhe nga cili person, çfarë është punuar.

Nëse edhe të punësuarit në sektorit e IT-së tani e kanë më të qartë se çfarë në të vërtetë është kërkuar nga ata, por ndoshta nuk kanë qenë të vetëdijshëm, atëherë me të vërtetë alarmi publik i punonjësve të shqetësuar në PSP ka kryer punë.

Sa i përket reagimeve që vënë në dyshim kredibilitetin dhe besueshmërinë e “360 shkallë”, ne kemi lexuar dhe dëgjuar reagime të ngjashme edhe kur kemi njoftuar për përmbytjen në ambientet e PSP-së, që shkatërroi dëshmi për disa raste, përfshi këtu edhe në rastin “Perandoria”.

Ata të njëjtit që tani reagojnë me përqeshje, cinizëm dhe ironi ndaj lajmit për “fshirjen” e kompjuterëve, le të lexojnë publikimet e tyre në Twitter dhe Facebook më 11 dhe 12 mars të vitit 2019 dhe le të krahasojnë me gjithçka që ndodhi me dhe rreth “Perandorisë” më vonë.

Për hir të së vërtetës atëherë PSP-ja e konfirmoi “gypin e shpërthyer”.

Me respekt,

Vasko Popetrevski

Redaktor i “360 shkallë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here