3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeGrafa etnike, BESA kërkon respektimin e marrëveshjes

Grafa etnike, BESA kërkon respektimin e marrëveshjes

Lëvizja Besa kërkon nga kryeministri Zoran Zaev që të respektojë marrëveshjen e kushtëzuar me ndryshimet kushtetuese, për vendosjen e grafës së përkatësisë etnike në letërnjoftime. Nga partia e Bilall Kasamit thonë se ndryshimet në Ligjin për letërnjoftime duhet bërë para miratimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Nga java që vjen do t’i drejtohemi Qeverisë për të marr informacione se kur do të futen në procedurë parlamentare ligjet për të cilët jemi marrë vesh gjatë ndryshimeve kushtetuese. Prioritet të veçantë kanë Ligji për letërnjoftime ku duhet të shkruaj edhe grafa e përkatësisë etnike, por edhe certifikatat e lindjes si dy dokumente bazë nga të cilat mund të nxirren edhe informacione relevante mbi numrin e popullsisë”. – theksoi Abdush Demiri, Zëdhës i Lëvizjes Besa

Qeveria akoma nuk ka propozim konkret. Sipas organit ekzekutiv, trupat qeveritar janë duke shqyrtuar ligjin, por nuk jepet datë konkrete kur pritet që propozimet të dorëzohen në Kuvend.

Nga trupat qeveritar është duke u analizuar mundësia e realizimit të kësaj marrëveshje. Duhet pasur parasysh se gjatë realizimit të saj duhet analizuar përshtatja me legjislaturën vendase duke respektuar edhe standardet Evropiane. Shpresojmë që së shpejti kjo iniciativë do të jetë në procedurë qeveritare”. – deklaroi Muhamet Hoxha, Zëdhës i Qeverisë

Në fazën e ndryshimeve kushtetuese, deputetët e Lëvizjes Besa kushtëzuan votat për emrin e ri të shtetit duke kërkuar saktësimin e shtetësisë për shqiptarët me “qytetar i Maqedonisë së Veriut”, ndërsa në mënyrë plotësuese kërkuan edhe përfshirjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime. Zaev aso kohe kishte garantuar dhe deklaruar se marrëveshja do të realizohet pas përmbylljes së ndryshimeve kushtetuese. Procesi u shty për pak muaj si pasojë e zgjedhjeve presidenciale. Me ndryshimet e parapara sipas marrëveshjes, në letërnjoftime do të shkruaj përkatësia etnike, ndërsa qytetarët do të kenë të drejtë ekskluzive që përmes plotësimit të formularit gjatë aplikimit të kërkojnë ose jo që në dokumentet e identifikimit t’i shkruaj përkatësia etnike. Lëvizja Besa paralajmëron se të njëjtën gjë do ta kërkojë edhe në certifikatat e lindjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments