Galeria Kombëtare e Maqedonisë ndan me ju artin e fëmijëve të cilët shprehin mirënjohjen e tyre për heronjtë tanë dhe për gjithë punën e tyre të mundimshme!

0
51

Galeria Kombëtare e Maqedonisë ndan me ju artin e fëmijëve të cilët shprehin mirënjohjen e tyre për heronjtë tanë dhe për gjithë punën e tyre të mundimshme!

Nëse keni fëmijë dhe po mërziten në shtëpi, ja ku keni një aktivitet të shkëlqyer që të nxitni kreativitetin e tyre.
Pavarësisht se jemi të mbyllur gjatë pandemisë COVID-19, Galeria kombëtare vazhdon misionin e saj në fushën e edukimit – kësaj radhë duke u dhënë kurajo të gjithë fëmijëve që të bëjnë ndonjë vepër arti, me anë të të cilave do të shprehin mirënjohjen kundrejt heronjve tanë në këtë kohë të vështirë.
U bëjmë thirrje të gjitha familjeve që të bëjnë dhe të ndajnë një vepër arti me temë “Heronjtë tanë!”. Këta heronj mund të jenë kushdo, duke nisur nga mjekët, infermierët, i gjithë personeli i shëndetësisë, arkëtarja në market, policët, zjarrfikësit, shoferët e autobusëve, gjyshërit, prindërit që përkujdesen për ju, apo vëllai dhe motra e madhe që duhet të “na durojë” tërë ditën…mund të jetë mësuesja jonë që përkujdeset që ju të vazhdoni të mësoni apo punonjësi i bankës si dhe të gjithë të tjerët që po e mbajnë të gjallë punën në shoqërinë tonë në këtë situatë të vështirë.
Do të kishim dëshirë që fëmijët të na dërgojnë edhe një përshkrim të shkurtër (maksimum 150 fjalë) duke përshkruar arsyen se pse kanë përzgjedhur atë hero apo ata heronj dhe një video të shkurtër me një deklaratë të tyre të regjistruar me telefon. Nëse dëshironi, mund të shkruani edhe emrin, mbiemrin dhe moshën e artistit të ri!
Me “vepër arti” nënkuptojmë çdo gjë, përderisa ajo është kreative.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë fëmijët e moshës shkollore dhe parashkollore.
Fotografitë e veprave artistike mund të dërgohen në e-mailin tonë: marketing.ngm@gmail.com apo të postohen në rrjetet sociale Facebook dhe/apo Instagram, duke bërë tag Galerinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hashtag të fushatës, si në vijim: #HeronjtëTanë, #OurHeroes, # GaleriaNacionale, #NationalGallery
Fotografitë që do të na dërgohen do të postohen në rrjetet tona sociale (Facebook dhe Instagram) Për çdo pyetje mund të na shkruan në faqen tonë të FB.
https://www.facebook.com/Nacionalna.galerija.na.Makedonija/?epa=SEARCH_BOX

# RriNëShtëpi #Mbrohu
Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë