9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeFILIPÇE: NË KËTË PERIUDHË ORA POLICORE NUK ËSHTË ZGJIDHJE, SHPRESOJ TË MIRATOHEN...

FILIPÇE: NË KËTË PERIUDHË ORA POLICORE NUK ËSHTË ZGJIDHJE, SHPRESOJ TË MIRATOHEN NDRYSHIMET LIGJORE

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka folur lidhur me gjendjen e shtretërve në spitale, duke thënë se janë duke bërë përpjekje për zgjerimin e numrit të shtretërve si dhe ekipim të mjekëve për të përkujdesur për pacientët me KOVID-19.

“Në seancën e sotme të Qeverisë të autorizohet Ministria e Shëndetësisë për furnizim me ilaçin remdisivir. Ministria e Financave ka siguruar mjete për tu furnizuar me këtë ilaç. Kemi biseduar për nevojën për testime, dhe me këtë janë siguruar më tepër kapacitetet për testime”, ka thënë Filipçe, raporton SHENJA.

Ai tha se shpreson se nesër në Kuvend do të votohen ndryshimet Ligjore dhe do të implementohen masat e propozuara.

“Në këtë moment vlerësojmë se masa tjera nuk duhet të rekomandohen në këtë moment”, tha Filipçe.

Sa i përket rasteve të shumta të vdekjeve, Filipçe tha se kanë komorbiditete ndërsa një pjesë e pacientëve shumë vonë hospitalizohen.

“Mbi 85 për qind janë pacientë që kanë komoribiditete”, deklaroi Filipçe.

Ai tha se në këtë periudhë ora policore nuk është zgjidhje.

“Rekomandimi është që të mos ketë formë të tillë të kufizimit”, u shpreh Filipçe.  /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments