12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeÇulev: Tani për tani nuk kemi hapur procedurë parahetimore për mënyrën e...

Çulev: Tani për tani nuk kemi hapur procedurë parahetimore për mënyrën e financimit të disa mediave në vend

idhur me publikimin në portalin slloven “Necenzurirano” se mediat në vend dhe në Slloveni financohen me paratë e kompanive të afërta me partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban, ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev sot theksoi se tani për tani nuk kanë nisur procedurë paraprake hetuese në këtë plan.

“Unë do të bisedojë me kolegët nga njësitë përkatëse organizative kompetente në Ministrinë e Brendshme dhe nëse ka ndonjë vërejtje se ka nevojë të hapet në atë drejtim ne do t’ju informojmë”, tha Çulev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Policia sllovene ka konfirmuar më parë se Byroja Kombëtare e Hetimit po kryen një hetim paraprak për mënyrën e financimit të mediave të caktuara në vend. Siç publikoi Televizioni Sllovenia, bëhet fjalë për media që konsiderohen të afërta me Partinë Demokratike Sllovene (PDS) të Janez Janshës, e cila kishte bashkëpunim të ngushtë me partinë Fides të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Hetimet e fundit të autoriteteve sllovene vijnë pas analizës së publikuar dje në portalin “Necenzurirano”.  Sipas portalit, të paktën katër milion euro, kompanitë e afërta me Orbanin dhanë për financimin e një operacion mediatiko-politik-zbulues në Slloveni dhe Maqedoninë e Veriut. Gazetarët e “Necenzurirano” shkruajnë se për këto pretendime kanë dokumente që përveç të tjerash, ofrojnë një pasqyrë të përhapjes së ndikimit hungarez në Ballkan.

Sipas portalit nga dy kompani hungareze dhe një angleze të cilat ishin të afërta me partinë Fides, para u “lëshuan” në llogari të një kompanie sllovene dhe prej andej një milion e gjysmë euro u përdorën për media të afërta me Janez Janshën, ndërsa dy e gjysmë milion euro iu dhanë katër mediave në Maqedoninë e Veriut. Sipas grafikut të portalit, para në vend kanë marrë mediat Kurir, Netpres, Alfa dhe Lider./TV21/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments