15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaEkonomiCOVID-19 shtyn Gjermaninë drejt recesionit

COVID-19 shtyn Gjermaninë drejt recesionit

Gjermania është duke shkuar drejt recesionit si efekt i goditjes ekonomike të pësuar nga COVID-19.

Prodhimi gjerman u tkurr me 2.2% në tremujorin e parë të vitit 2020, të dhënat zyrtare treguan të premten, pasi pandemia e koronavirusit e fut ekonominë e lartë të Evropës në një recesion, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

Tkurrja në tremujorin e katërt është “më e keqja që nga kriza financiare” në 2009, tha zyra federale e statistikave Destatis.

Agjensia gjithashtu rishikoi shifrën e produktit të saj të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e fundit të vitit 2019 nga rritja zero në një tkurrje prej 0,1%. Gjermania ka përjetuar dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes – përcaktimin teknik të një recesioni.

Ministri gjerman i ekonomisë Peter Altmaier muajin e kaluar paralajmëroi se vendi po përballet me “recesionin më të keq” në historinë e tij të pasluftës, pasi pandemia lufton ekonominë globale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments