Çfarë ‘krenarie’ po ndodhë sot në Shkup, turpi po konsiderohet krenari!

0
86

Nga Arianit Hoxha/>

Kjo që ndodh sot në Maqedoninë e Veriut, ku antivlerat po demostrohen si vlera dhe ku turpi po konsiderohet krenari, dëshmon që shoqërisë tonë po mundohen ti imponojnë të kundërtën e vlerave familjare që stërgjyshërit tonë na kanë lënë si pjesë e traditës ndër shekuj, dhe që me fanatizëm është mbrojtur nga breza të terë.
Kur jemi te diskriminimi, mund të flasim lirisht për këto tema:
– Flitet për mbi 60 000 persona në Maqedoninë e Veriut janë pa shtetësi dhe pa asnjë dokument. Ata në letër nuk egzistojnë fare ndërsa askush nuk e ngre zërin për këtë kategori njerzish të cilët edhe pse të lindur dhe të rritur këtu nuk gëzojnë asnjë të drejtë dhe nuk përfitojnë asnjë benefit nga shtetit. KJO ËSHTE DISKRIMINIM
– Populli i dytë më i madh në këtë shtet – shqiptarët, në këtë shtet të drejtat kolektive i kanë të kufizuar me përqindje (20%). KJO ËSHTË DISKRIMINIM
– Me qindra Hoxhallarë shqiptar me vite maltretohen nëpër pikat kufitare të këtij shteti dhe trajtohen si kriminelë vetëm pse janë të përkushtuar në punën e tyre për edukimin e popullatës muslimane dhe pse kanë qenë ushtarë të UÇK-së. KJO ËSHTË DISKRIMINIM
– Fëmijët e fshatit Bllacë, për çdo ditë kalojnë kufirin për të ndjekur procesin edukativo-arsimit në Republikën e Kosovës, edhe pse janë të lindur në Maqedoninë e Veriut, mirëpo askush nuk meret me këtë çështje. KJO ËSHTË DISKRIMINIM
Ka edhe qindra raste të tjera ku ka diskriminim në baza etnike, fetare, kulturore, arsimore etj., dhe ky shtet nuk po ndërmerr asgjë, ndërsa me krenari të madhe mundësojnë një paradë për të cilën ne që besojmë në vlerat fetare dhe të familjes tradiocionale na detyron që të mbyllim sytë dhe veshët dhe mos dimë se çka ti themi fëmijëve tonë kur të na pyesin se çfar “krenarie” ndodh sot në Shkup!
Ata që organizojnë sot “Paradën” po diskriminojnë shumicën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut që besojnë në vlerat tradicionale të familjes.

#TurpiNukËshtëVlerë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here