Britania mund të përfshihet nga kryengritjet për shkak të politikës dhe Coronavirusit

52

| Nga Ekonomia Online

Kryengritjet gjithëpërfshirëse mund të kaplojnë Britaninë nëse autoritetet nuk i zvogëlojnë tensionet e shkaktuara nga faktorët si koronavirusi, taktikat e policisë, lëvizjes ‘Black Lives Matter’ dhe polarizimit politik, kanë paralajmëruar këshilltarët shkencorë.

“Përkeqësimi serioz i rendit në shoqëri mund të ngarkojë çdo përpjekje që të kontrollohet përhapja e infektimit, të ngarkojë spitalet, sistemin e drejtësisë, dhe të ndalë ringjalljen e ekonomisë”, u tha në studimin e përpiluar nga Grupi Këshillues Shkencor për Emergjenca i Britanisë (Sage), raporton The Independent.

“Tensionet e rritura nga pandemia dhe kufizimet janë ndërlidhur me pabarazitë në sistem si dhe ngjarjet ndërkombëtare. Derisa trazirat gjithëpërfshirëse janë të pashmangshme, për momentin situata në Britani është në baraspeshë të brishtë”, thuhet tutje.

Ekspertët në mënyrë indirekte akuzuan qeverinë për kontributin në këto tensione me mesazhe të paqarta, duke thënë se situata po përkeqësohet për shkak të “mungesës së porosisë së qartë dhe të vazhdueshme për të gjithë, sa i përket pyetjes se kush mund të shkojë ku, kur dhe me kënd, si dhe me çfarë masa parandaluese”.

Ky raport e quajti situatën në Britani “të paqëndrueshme dhe shumë komplekse”, duke cituar brenga si protestat, festat ilegale, ndeshjet sportive dhe hapjet e kafeneve, transmeton KOHA.

Ekspertët paralajmëruan gjithashtu se po zvogëlohej edhe besueshmëria në polici dhe legjitimiteti i tyre ngase po jepen dënime jo proporcionale ndaj njerëzve me prejardhje afrikane apo aziatike, duke rritur ndalimet dhe kërkimet, dënimet e gabueshme që kanë të bëjnë me koronavirus, dhe dallimet në mes racave të theksuara edhe më shumë nga protestat Black Lives Matter.

Në të njëjtën kohë, shkencëtarët thanë se grupet e dhunshme të së djathtës ekstreme janë duke u “mbledhur dhe mobilizuar në një shkallë të paparë deri tani”.

Në nivel të qeverisë, ky studim tha se “duhen adresuar problemet e pabarazisë lokale, raciale, klasore dhe atyre në mes gjeneratave”.

Në afat të gjatë, rritja e papunësisë gjithashtu do të krijojë terren të mirë për trazira, shtoi ky raport.