BDI nesër organizon Kongresin e katërt partiak

0
46

Pas zgjedhjes së afërsisht 100 për qind të kryetarëve të rinj të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90 për qind të kryetarëve të rinj të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) organizon Kongresin e vet të katërt zgjedhor.

“Ne jemi të bindur që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut”, thuhet në kumtesën e partisë.

Kongresi do të mbahet të shtunën, më 21 dhjetor 2019, me fillim në ora 16:00, në Qendrën sportive “Kalaja” në Shkup.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here