16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaSportBartomeu e La Liga janë të humbur, fjalia që e liron Messin...

Bartomeu e La Liga janë të humbur, fjalia që e liron Messin me parametra zero

Argjentinasi ka kërkuar nëpërmjet një burofax të respektohet klauzola kyç në kontratën që firmosi 3 vite më parë për rinovim.

Ndërkohë, Barcelona dhe La Liga janë kundër dhe theksojnë se futbollisti nuk mund të largohet i lirë këtë merkato, pra falas. Numri “10” mund të ikë vetëm nëse paguhen 700 mln euro.

Por, gazetari spanjoll dhe pranë çështjeve të Barcelonas, Alfredo Martinez, ka publikuar dy mesazhe të rëndësishme në rrjetet sociale që nxjerrin blof si presidentin Bartomeu, ashtu edhe drejtuesit e La Ligas.

“Çfarë leximi i ka bërë LFP (Liga Spanjolle) kontratës së Messit? A e kanë lexuar klauzolën apo jo? Atëherë: bëhet fjalë për një kontratë prej 3 sezonesh plus 1, e katërta ku futet në fuqi klauzola që i lejon Leo Messit të largohet pa paguar 700 mln eurot!”.

“Më saktë, nëse shkoni dhe lexoni zbulimin e klauzolës që është publikuar nga Onda Cero e kuptoni. Fjalia e vendosur në kontratë dhe e firmosur nga të dy palët është kjo: “Ky dëmshpërblim (700 mln euro) nuk do të aplikohet kur prishja e kontratës për vendim unilateral nga futbollisti do të ketë efekt në fund të sezonit 2019-2020”

Pra, e thënë në fjalë të tjera: Leo Messi ka vepruar në mënyrën më korrekte të mundshme pas 3 sezonesh te Barcelona dhe Bartomeu e La Liga po mundohen të “manipulojnë” dokumentet. /Lajmi.net/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments