3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaBANORËT E TËRHEQIN ZVARRË ME MAKINË KRYEBASHKIAKUN NË MEKSIKË PASI NUK I...

BANORËT E TËRHEQIN ZVARRË ME MAKINË KRYEBASHKIAKUN NË MEKSIKË PASI NUK I REALIZOI PREMTIMET

linku https://insajderi.com/banoret-e-terheqin-zvarre-me-makine-kryebashkiakun-ne-meksike-pasi-nuk-i-realizoi-premtimet/

Pamjet e sulmit tregojnë burrin duke u tërhequr nëpër rrugë, me një turmë që e ndjek nga pas.

Ky ishte sulmi i dytë i fermerëve që kërkojnë nga ai t’i realizojë premtimet e fushatës së tij për të rregulluar një rrugë lokale dhe t’u sjellë ujë të pijes e rrymë komunitetit prej rreth 500 banorëve.

Në një incident të mëhershëm katër muaj më parë, një grup burrash demoluan zyrën e tij pasi u futën aty dhe e gjetën të zbrazët.


Tetë orë pas incidentit, kryebashkiaku u paraqit në sheshin qendror në Las Margaritas dhe mbajti një fjalim, duke mbajtur përgjegjës liderët e komunitetit Santa Rita dhe duke thënë se ai nuk do të frikësohet nga ky akt.

Kryebashkiakët dhe politikanët lokalë në Meksikë vazhdimisht janë të targetuar nga bandat e drogës kur refuzojnë të bashkëpunojnë apo të pranojnë mito.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se 10 persona janë lënduar në këtë incident dhe 11 janë arrestuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments