15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBajram Rexhepi: Kyçja në sistemin e gazit do të kushtojë 100 euro,...

Bajram Rexhepi: Kyçja në sistemin e gazit do të kushtojë 100 euro, përshtatja e pajisjeve 1500 euro

Drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat tha se përshtatja e pajisjeve shtëpiake për të përdorur gaz do t’u kushtojë rreth 1.500 € për familje. Rexhepi thekson se shqyrtohet mundësia që të subvencionohen një pjesë e shpenzimeve.

“Gazi do të përdoret kryesisht për ngrohje, gatim, për shporet dhe për ujë të nxehtë. Kjo do të thotë që të gjitha familjet që kanë sisteme ngrohjeje do të duhet të përshtaten me sistemin e gazin. Do t’ju duhet të blejnë shporet me gaz, si dhe bojler me gaz. Realisht sipas studimit të fizibilitetit, kostoja e kësaj, për përshtatje të brendshme, në një hapësirë ​​jetese prej 85m2, për një familje prej katër anëtarëve do të jetë rreth 1500 euro. Ky do të jetë një çmim i lartë për shumë familje, veçanërisht për raste sociale ose për familje që përdorin ndihmë sociale. Kjo është arsyeja që ne si qeveri kemi diskutuar dhe planifikuar që të subvencionojmë një pjesë të shpenzimeve ose për një pjesë të përdoren kreditë e buta”, tha Rexhepi.

Sipas kreut të Resurseve Energjetike të Maqedonisë së Veriut kyçja në sistemin e gazit për çdo familje do të kushtojë rreth 100 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments