ASHMAA: Qeveria nuk i respekton rekomandimet e Brukselit për pavarësinë e rregullatorit të mediumeve

0
54

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) porosit se Qeveria nuk i respekton rekomandimet e Brukselit për pavarësinë e rregullatorit për mediumet si reagim  i vendimit të djeshëm të Qeverisë,  të japë mendim negativ për Strategjinë rregullatore për zhvillim të veprimtarisë audio dhe audiovizuale për periudhën e viteve 2019-2023 dhe të kërkojë rishikimin e tij.

Agjencia është befasuar papritur nga vendimi i djeshëm i Qeverisë,  të japë mendim negativ për Strategjinë rregullatore për zhvillim të veprimtarisë audio dhe audiovizuale për periudhën e viteve 2019-2023 dhe të kërkojë rishikimin e tij për shkak të asaj që  nuk është harmonizuar me ” dokumentet tjera strategjike për zhvillim të këtij rajoni”. Me vendimim të japë  mendim dhe të kërkojë rishikim, Qeveria,  i tejkaloi  kompetencat e saj dhe  veproi në kundërshtim me drejtimet e raporteve të Komisionit Evropian për përparimin e RMV-së dhe në rekomandimet e Këshillit të Evropës,  për garantim të pavarësisë së trupave rregullator në fushën e mediumeve, thonë nga ASHMAA.

Në rekomandimin kyç të Këshillit të Evropës për pavarësinë dhe funksionimin e trupave rregullator, shtojnë, e qartë dhe pa mëdyshme theksohet se  autoritetet publike nuk guxojnë të ndikojnë në pavarësinë e rregullatorëve mediatik. Qëllimi bazë i këtyre rekomandimeve, potencojnë,  është të parandalohen pikërisht këto ndërhyrje të pushtetit ekzekutiv në punën e rregullatorëve.

Nga ASHMAA sqarojnë se Strategjia rregullatore  është dorëzuar deri te Qeveria, te Kuvendi dhe te MSHIA jo për miratim,  por që t’i informojë  për gjendjet rrjedhëse në sferën mediatike,  si dhe për aktivitetet  që do t’i ndërmarrë Agjencia  në pesë vitet e ardhshme, në drejtim të përmirësimit të aspekteve të caktuara në fushën e mediumeve.

“Kjo strategji nuk është e papajtueshme me, siç citon Qeveria, “dokumentet tjera strategjike për zhvillim të kësaj fushe”, duke marrë parasysh se  dokumente të tilla nuk ekzistojnë. Agjencia, që të përpunojë  strategji cilësore dhe të përmbajtur, në përgatitjen e saj i përfshiu opinionin ekspert më të gjërë, shoqatat gazetareske, organizatat qytetare nga fusha e mediumeve, përmes pjesëmarrjes  në mbledhje të mbajtura të shumta dhe debate publike”, potencojnë nga ASHMAA. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here