ASH-Vullnet Ferati: Të dorehiqet Bujar Osmani dhe Venko Filipçe. Dështuan me menaxhimin e krizës! (VIDEO)

97

Rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve dëshmon për keq menaxhimin e vazhdueshëm të qeverisë me situatën e krijuar nga pandemia Covid19! – kanë akuzuar nga ASH-ja. Sipas tyre Me këto të dhëna, Maqedonia e Veriut vendoset në listën e “zezë”- që do të thotë restrikcione. Nga ASH-ja kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet.

“Këto janë fakte të mjaftueshme të cilat ngarkojnë me përgjegjësi ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, koordinatorin e shtabeve të krizës së komunave Bujar Osmani, anëtarët e shtabit të krizës dhe të gjithë të angazhuarit për menaxhim të krizës, të cilët së paku nga aspekti moral duhet të dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme nga postet e tyre! Qytetarët nuk e kanë për borxh që paaftësinë e këtyre personave ta paguajnë me shëndetin e tyre. Fatkeqësisht qeveria ende nuk po tregon pjekuri për seriozitetin e situatës prandaj edhe duhet të ndërmerren urgjentisht masa”, tha Vullnet Ferati.