6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeARSYET E ARRESTIMIT TË NASIM HARADINAJ

ARSYET E ARRESTIMIT TË NASIM HARADINAJ

Dhomat e Specializuara kanë lëshuar një komunikatë në të cilën përmenden arsyet e arrestimit të nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.

Në këtë njoftim përmendet se, Haradinaj është arrestuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në mënyrë misterioze dokumentet e Gjykatës Speciale kishin arritur në zyret e OVL së UÇK-së.

Kjo është komunikata e plotë:

Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Nasim Haradinaj u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Nasim Haradinajt para gjykatësit do të njoftohet më vonë.Paraqitja e parë do të bëhet në seancë të hapur dhe mund të ndiqet në transmetim me video në

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments