10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeArmata e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s në misionin e...

Armata e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s në misionin e parë në Kosovë

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR. Rotacioni i parë është i përbërë nga oficerë të shtabit dhe tog për sigurie, të cilët do të sistemohen në komandën kryesore të misionit dhe komandës “Perëndim”.Me praninë e kreut më të lartë ushtarak dhe shtetëror në kazermën “Ilinden” në Shkup, do të realizohet solemnitet ushtarak me rastin e dërhimin në kontinentin e parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it.“Pjesëtarët e Armatës gatishmërinë, ndërveprimin dhe aftësinë e tyre për kryerjen e detyrave më të rënda, tani më i kanë dëshmuar në pjesëmarrjen e tanishme 18 vjeçare në misionet paqësore Isaf dhe Mbështetjen vendimtare në Afganistan dhe misionet Liri për Irakun, Altea në Bosnje e Hercegovinë dhe Unifil në Liban”, informuan nga ARM-ja.Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si vendi i 30-të anëtar i NATO-s, për herë të parë direkt merr pjesë në misionin KFOR, ndërsa në periudhën e deritanishme ka marrë pjesë si ndërmjetësues përmes sigurimit të mbështetjes logjistike për NATO-n përmes qendrës koordinative për mbështetje të vendit nikoqir, i cili ka kryer koordinim me forcat e KFOR-it pranë procedurave doganore dhe kufitare të transportit, duke i përfshirë edhe nevojat tjera të KFOR-it të sigurimit logjistik.Aktivitetin do ta realizojë në harmonizim me protokollet dhe rekomandimet e Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektive për numrin e pjesëmarrësve, organizatës shëndetësore të sigurisë dhe lëvizjen, me distancë dhe mbrojtje të siguruar. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments