9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeANTIKORRUPSIONI PROCEDURË EDHE PËR KRESHNIK BEKTESHIN, DHE ASAF ADEMIN...

ANTIKORRUPSIONI PROCEDURË EDHE PËR KRESHNIK BEKTESHIN, DHE ASAF ADEMIN QË KANË NDIKUAR NË PUNSIME TË FAMILJARËVE…

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni paralajmëroi se do të parashtrojë padi penale kundër ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për punësimin e motrës së tij, Vlora Bekteshi në MEPSO. Nga 73 kandidatët e paraqitur në konkurs, komisioni ka kryer zgjedhjen e kandidatëve pa asnjë kriter. Antikorrupsioni ka konfirmuar se kur është punësuar motra e Bekteshit ajo ka jetuar në adresën e njëjtë me ministrin edhe pse ai pohonte të kundërtën. Poashtu anti korupsioni kërkoi hetime edhe për ASAF ADEMIN ministri i kulturës rreth punsimit të motrës së tijë (video në fund të materialit kanal5 linku
https://kanal5.com.mk/articles/374090/sinot-na-mira-dizel-vraboten-so-diskreciona-odluka-na-direktorot-na-elem

Në tre rastet të punësimit të kushërinjve të sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandër Kiracovski, Antikorrupsioni vendosi që ka pasur ndikim gjatë punësimit. Për motrën e Mirjana Josifovskës, e punësuar në Regjistrin Qendrorë, është bërë sistemim dhe është rritur numri i këshilltarëve, ndërsa kusht ka qenë që të kenë të kryer fakultetin e gjeografisë, me çka janë diskualifikuar kandidatët e tjerë. Për babin e bashkëshortes së Kiracovskit, i cili është angazhuar në TEC Manastir, Antikorrupsioni do të kërkojë që të vërtetohet përgjegjësi nga drejtori gjeneral pse nuk është publikuar konkurs por angazhmani është bërë përmes Agjencisë për punësim. Edhe gjyshja e Kiracovskit është punësuar me nepotizëm për shkak se vendi i punës është krijuar pak para publikimit të konkursit. Nuk është vërtetuar nëse ekziston nepotizëm në rastin me vajzën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, si dhe me vëllain dhe bashkëshortin e deputetes Stojçevska, por për djalin e saj, Viktorin, Antikorrupsioni ka vërtetuar se është punësuar në ELEM me të drejtë diskrecionale të drejtorit në vend të punës që nuk ekziston në sistematizim. Nepotizëm është vërtetuar edhe gjatë punësimit të bashkëshortit të sekretares shtetërore të MPB-së, Magdalena Nestorovskës. Kryetari i Prilepit do të marrë denoncim për keqpërdorim të postit zyrtar për punësimin e mbesës së tij në Komunë për shkak se para se të publikohet konkursi, janë ndryshuar kriteret. Ka dyshime edhe për punësimin e nënës së Kostadin Kostadinov-it në Regjistrin Qendror, por pas reagimeve në opinion, ajo dha dorëheqje.

“Në gjashtë raste  ka ndryshime të akteve në kuptim të krijimit të qëllimtë të vendit të punës pak para publikimit të konkurseve, në dy raste, konkursi i publikuar nuk është në përputhje me kushtet e vërtetuara me sistematizim, por me kushtet që i plotëson kandidati”, deklaroi Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Antikorrupsioni nuk i pranoi ankesat e opozitares VMRO-DPMNE-së për sjelljen e ndryshimeve në Planin e Detajuar Urbanistik në komunën e Gjorçe Petrovit, për shkak se siç thanë edhe pse plani është miratuar në kohë të zgjedhjeve, thirrja publike është publikuar para shpallje së zgjedhjeve. Denoncimi i kandidates për president, Gordana Siljanovska, për atë se një i punësuar në Ministrinë e Financave ka qenë i pranishëm në shtabin e Stevo Pendarovskit gjatë orarit të punës, KSHPK vlerësoi se nuk ka bazë për ankesë por faktet i dërgoi në Ministrinë ku është i punësuar personi i përmendur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments