12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeALTERNATIVA: RAMAZANI QOFTË MUAJ I KALITJES SHPIRTËRORE

ALTERNATIVA: RAMAZANI QOFTË MUAJ I KALITJES SHPIRTËRORE

Të dashur besimtarë myslimanë,

Sot, kur jemi në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj që t’jua uroj nga zemra muajin e bekuar, me shpresë që agjërimi të jetë kalitje shpirtërore për të gjithë ne. Ndonëse me keqardhje për kufizimet që i ka shkaktuar pandemia nga virusi Covid-19, unë jam i bindur se disiplina që e krijon agjërimi është një ndihmesë më shumë edhe në respektimin e rekomandimeve për mbrojtjen e shëndetit.

Në këtë muaj kur rritet solidariteti, dashuria dhe respekti mes nesh, do të doja të mos i harrojmë skamnorët, jetimët dhe të gjitha kategoritë e lënduara sociale, që kanë nevojë për dorën tonë dhe për lutjen tonë.

Me këtë rast, duke qenë të ndërgjegjshëm për traditën e iftarit dhe syfyrit, Alternativa ka propozuar që gjatë Ramazanit ora policore çdo ditë, pra edhe në fundjavë të jetë mes orës 21.00 dhe 05.00. Natyrisht, duke shpresuar që së shpejti të mos kemi fare orë policore.

Zoti ju dhashtë shëndet e fuqi dhe jua pranoftë agjërimin dhe të gjitha adhurimet e tjera.

Urime Ramazani!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments