11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeAlsat-m.tv / Gjuajtja me armë e deputetit Xhevat Ademi, vonohet hetimi

Alsat-m.tv / Gjuajtja me armë e deputetit Xhevat Ademi, vonohet hetimi

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës akoma nuk e ka mbyllur rastin e gjuajtjes në një dasmë ku mbetën të plagosur djali i deputetit të BDI-së Xhevat Ademi dhe një person tjetër. Prokuroria thotë se janë duke pritur ende rezultatet nga ekspertiza.

Deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, ende nuk janë dorëzuar rezultatet e të gjitha ekspertizave të urdhëruara. Në ndërkohë bëhet hetim i dëshmitarëve dhe mblidhen dëshmi të tjera në drejtim të konfirmimit të plotë të dëshmive -thonë nga Prokuroria Themelore e Tetovës.

Edhe Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, thotë se është në pritje të vendimit të ekspertizës.

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës për rastin në fjalë ka konfiskuar katër armë. Tre pistoleta dhe një pushkë të cilat kanë rezultuar me leje. Janë dërguar për ekspertizë në Shkup, por nga atje, kanë rezultuar negative të dhënat, do të thotë nuk është gjuajtur nga ato armë. Ekspertiza megjithatë vazhdon edhe më tutje dhe jemi në pritje të vendimit të ekspertizës, pas çka edhe do merren masat e duhura – njoftuan nga SPB- Tetovë.

Disa ditë pas incidentit, Jusuf Bilalli, babai i 26 vjeraçit të plagosur, në prononcim për Alsat e ka akuzuar drejtpërdrejtë deputetin e BDI-së Xhevat Ademi se ai ka qenë i cili ka gjuajtur me armë në dasmë.

Deputeti i ka rënë revoles në tavolinë, edhe unë e kam parë se e ka goditur djalin e tij. Unë si mjek jam ngrit prej tavoline kinse ti ndihmoj djalit të tij se ka qenë afër tre hapa. Kur arrita afër djalit të Xhevat Ademit, djali im tha, o babi mua më vranë – tha Jusuf Bilalli, baba i djalit të plagosur.

Incidenti ka ndodhur në 30 korrik të këtij viti, në një dasmë në Reçicë të vogël, ku pas të shtënave me armë mbetën të plagosur dy të rinj, 26 vjeçari A.B. dhe si dhe djali i deputetit Ademi 27 vjeçari F.A.

Mefail Ismaili

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments