Ali Ahmeti shkruan në FB ,për marrëveshjen LVV-LDK / Zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për për të gjithë rajonin

0
38

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai uroi që ditën e nesërme të zgjidhet qeveria e Kosovës të dalur nga vullneti i qytetarëve të Kosovës.

“Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes për koalicionim midis LVV dhe LDK të arritur nga z. Kurti dhe z. Mustafa. Uroj ditë të mbarë nesër në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhje të qeverisë së re të dalur nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe vullneti i qytetarëve”- tha Ahmeti.

“Zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin tonë dhe bashkëpunimi jonë nuk do të mungojë “- shtoi Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here