19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / VAJ SI E KANË BËRË TETOVËN!

Abdulla Mehmeti / VAJ SI E KANË BËRË TETOVËN!

Kush dhe si e shndërroi Tetovën nga një qendër të rezistencës kombëtare, në qendër krimi, droge dhe tradhtie kombëtare?!

Së paku, tre presidentë të shteteve të rajonit, kurrë nuk do ta kishin arritur këtë sukses në karrierën e tyre politike nëse nuk do të kishin krijuar lidhje të fuqishme me nëntokën politike-kriminale në Tetovë.

Ekspertët e politikës që i njohin mirë rrethanat, njerëzit dhe lidhjet, klanet dhe shkollat sllave e greke të nëntokës politike dhe kriminale, lehtë mund ta lidhin këtë rrëfim, meqë nuk paraqet ndonjë konspiracion.

Dhe, mos harroni, fabrika më e madhe në Evropën Juglindore e drogave sintetike u zbulua në Tetovë!

Tetova ndër shekuj ka qenë vatër e rezistencës kombëtare shqiptare, dhe si të mos goditej kështu siç është goditur deri më sot nga qarqet e huaja armiqësore?!

Nuk është pak punë dhe sukses i armiqve që një masë (popull) kryengritëse* ta shndërrosh në “bythëpambukë”!

* Tetovën e Dervish Carës, të Hasan e Mehmet Derallës, Sheh Mustafë Tetovës, Rexhep Pashës dhe djemve të tij, Abdurahman, Hivzi e Hysen pashës, që qeverisën tri pashallëqe shqiptare me shtrirje deri afër Sofjes së Bullgarisë, me qendra Tetovën, Shkupin dhe Qustendilin; Tetovën qytet me një histori të lavdishme të rezistencës kombëtare, sidomos antikomuniste, gjatë shekullit XX, etj. etj., duhet ta merr vaji çdo shqiptar në çfarë gjendje e kanë sjellë politikanët, hajdutët dhe mercenarët.

(24.VI.2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments