4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / Sharjet janë fenomen negativ në botën shqiptare me burim...

Abdulla Mehmeti / Sharjet janë fenomen negativ në botën shqiptare me burim të huaj

BARBARIA DHE PRIMITIVIZMI NUK JANË NË GJENIN FISNIK TË SHQIPTARËVE!

(Sharjet publike, përçarjet dhe denoncimet e pabaza janë mjete të luftës speciale dhe pjesë hyrëse e terrorit psikologjik dhe krimit të organizuar!)

Ajo që është trashëguar nga njeriu primitiv dhe nga bota e kafshëve në kontakt me njeriun, e që ende reflektohet tek disa qenie njerëzore nga egërsia primitive dhe barbaria, është ndjenja e hakmarrjes, e sharjeve pa kripë, ofendimeve dhe poshtërimit publik të tjetrit karshi botës (opinionit, publikut).

Kur kjo histeri e sharjeve publike nga më primitivet që ka vërshuar aktualisht në rrjetet sociale, sidomos mes shqiptarëve, përkrahet, pëhapet dhe shpërndahet nga mosdija, mund të jetë një gabim që përmirësohet përmes këshillave dhe edukimit, por kur kjo mortajë i përfshin edhe shtresat intelektuale, kjo është sëmundje e rëndë kolektive, që kërkon trajtim përkatës dhe urgjent!

Uroj që shqiptarët me rrënjë, gjen, fis dhe gjak, të mos kenë trashëguar asgjë ngy ky primitivizëm barbar, nga egërsia e popujve të tjerë pushtues e barbarë, të cilët asgjë nuk kanë të përbashkët me fisnikërinë e shqiptarëve, me nderin dhe dinjitetin njerëzor, me dhunën fizike dhe psikologjike mbi të tjerët!

Kritika konstruktive, shoqërore dhe individuale, e dukurive negative, e veprimeve të papërgjegjshme dhe të dëmshme, e individëve dhe grupeve, është detyrim moral i secilit njeri të ndërgjegjshëm, por jo edhe sharjet, ofendimet publike, denoncimet pa bazë, akuzat me motive politike, për pushtet dhe interesa të tjera, sepse asnjë pupull nuk e ka ndryshuar gjendjen dhe fatin e tij përmes sharjeve, përçarjeve dhe veprimeve të ngjashme destruktive, johumane dhe tepër poshtëruese, në radhë të parë për ata që paraqiten si burim dhe përcjellës të tyre!

(30 maj 2019)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments