8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeA bënë teatër Zekiri dhe Bexheti në Click Plus? Sela: Përplasjet BDI-LSDM,...

A bënë teatër Zekiri dhe Bexheti në Click Plus? Sela: Përplasjet BDI-LSDM, përfitim votash

Përplasjet BDI-LSDM janë të orkestruara mirë me qëllim përfitimin e votave shqiptare. Kështu deklaroi Ziadin Sela në një intervistë për gazetën “Lajm”. Sela shton se për fat të mirë shqiptarët janë vetëdijesuar dhe ditën e zgjedhjeve do të votojnë për opozitën shqiptare. Ai gjithashtu deklaroi se Muhamed Zekiri, nënkryetari i LSDM-së akuzat ndaj BDI-së i ka me qëllim të mbajtjes së atij trupi votues shqiptarë që e votoi LSDM-në në vitin 2016 kundër BDI-së, jo për LSDM-në.

Fatkeqësisht nuk është mirë kur partner të kolaicionit bëjnë lojra politike për të joshur elektoratin. Kjo përplasja e mirëorkestruar nga krerët e këtyre dy partive që të përfitojnë nga njëri-tjetri, nga kjo përplasje të përfitojnë vota shqiptare këtu është fatkeqësia, është e orkestruar mirë. Nënkryetari I LSDM-së akuzat ndaj BDI-së i ka të orienturara vetëm me qëllim të mbajtjes së atij trupi votues shqiptarë që votoi LSDM në 2016 kundër BDI-së realisht jo për LSDM. Nga ana tjetër BDI gjithmonë ka bërë patriotin fakultativ me korrespondencë”, deklaroi lideri i ASH-së, Ziadin Sela.

Ndërkohë që përplasjet në mes LSDM-së dhe BDI-së ishin evidente edhe në emision debatues Click Plus në mes nënkryetarit të LSDM-së Muhamed Zekiri dhe kryetarit të Komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Zekiri akuzoi Bexhetin për gjyqësor të shkatërruar përderisa ai ishte ministër i Drejtësisë.

11 vite kanë qenë në pushtet dhe e dimë se në çfarë forme i kanë vendosur, e keni dëgjuar përgjimet. Mijallkovi me Musa Xhferin dhe Blerim Bexhetin i bëjnë listat kush do të jetë gjykatës”, deklaroi në Click Plus Muhamed Zekiri.

Mjaftë më me këtë demagogji dhe me shpifje, le ta merr padronin e vetë që të mos e demantojnë çdo ditë dhe të flasim shumë shtruar. (ngjitje) Ai manipulon me opinionin, atë e demanton partia e vet. Ai është një puthador”, tha Blerim Bexheti.

Ndërkaq më ftesë të hapur të Televizionit 21 për debat të përbashkët në mes Bexhetit dhe Zekirit, ky i fundit nëpërmjet një statusi në Facebook njoftoi se nuk do të marrë pjesë në debat sepse nuk ka dashur të legjitimojë sulme të ulëta dhe se diinjiteti i tij nuk e ka lejuar të ulet me Blerim Bexhetin në debat publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments