Vullnet Murseli takim me organizatën joqeveritare “CORTEX” / Do ti mbështesim femrat të cilat janë viktimë e dhunës në familje

47

“Sot mirëprita në takim përfaqësueset e shoqatës joqeveritare “CORTEX”-Tetovë znj. Sema Halili dhe znj. Nebahat Imeri, ku nga afër më njoftuan dhe më prezantuan Analizën e vlerësimit të nevojave të grave viktima të dhunës familjare. Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Institucionalizimi i shërbimeve cilësore për rehabilitimin dhe integrimin e grave viktima të dhunës” në zbatimin e rrjetit Nacional kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim i cili implementohet në nivel lokal nga OJQ CORTEX-Tetovë.
Në takim bashkëbiseduam për rekomandimet dhe përfundimet nga analiza, ku OJQ Cortex më prezantoi situatën reale të problemeve me të cilat përballen gratë viktima të dhunës, veçanërisht në periudhën kur ato vendosin të largohen nga partneri i dhunshëm.
Në mandatin e qeverisjes sime me Komunën e Tetovës do të ketë buxhet të posaçëm për këtë kategori të ndjeshme sociale si dhe në bashkëpunim me institucionet tjera do ta ndihmojnë procedurën e ndërtimit të një qendre strehimi për Femrat të cilat janë Viktima të dhunës në familje dhe do t’ju sigurojmë mbështetje psikologjike dhe ndihmë juridike pa pagesë!”

Shkruan Vullnet Murseli në profilin e tij në fb.