Vullnet Murseli: Në këto zgjedhje do ta çlirojmë Tetovën

68

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Tetovës, Vullnet Murseli, nuk filloi fjalimin e tij përderisa ishte duke thirrur ezani.

Murseli më pas, tha se çdo ditë shihet se Tetova është lënë pas dore, përbuzur nga pushteti aktual

“Këtë mjerim ja kanë sjellur udhëheqësit e tanishëm. Por ne do të punojmë me shumë përkushtim që ta çlirojmë Tetovën, që ta kthejmë qytetin qytetarëve të saj, ta kthejmë dinjitetin dhe krenarinë”, u shpreh Muresli.

Murseli shtoi se do t’i kthehet emri i madh që e ka pasur ky qytet./Shenja