(VIDEO) XHAFERI: KOMUNA E TETOVËS KA PROBLEME ME MENAXHIMIN DHE TRANSPARENCËS

66

Keqmenaxhimi dhe mungesa e transparencës janë shkaku kryesor për skandalet e vazhdueshme që shpërthejnë në Komunën e Tetovës. Kështu është shprehur në emisionin e mbrëmshëm ENTER, aktivisti i sektorit qytetar, Arianit Xhaferi, i cili tha se ngjashëm komuna ka vepruar edhe me korsitë për biçikleta. Sipas Xhaferit, në Komunën e Tetovës ka dyshime edhe për vjedhje dhe keqpërdorime të fondeve.

Arianit Xhaferi

“U paralajmëruar se do të ndërtohet një parking montazh që do të kushtojë 820 mijë euro. Thuhet që do të jetë një katesh jo garazh në kate por një parking montazh. Nuk dihet se sa vetura do parkohen. Nuk ka transparencë për asgjë. Kemi parë në vendin tonë, drejtësia nuk lulëzon, por kemi parë që keqpërdorues të parave publike të palës maqedonase, qofshin të LSDM-së apo VMRO-së edhe kanë përfunduar në burg, Nuk kemi parë asnjë shqiptar, kryetar komune apo çfarëdoqoftë që të futet në burg për korrupsion. Kjo flet shumë qartë se palës tjetër i duhet politikanë shqiptar me hipoteka”

Xhaferi tha se funksionarë të këtillë shqiptarë mbështeten edhe nga partitë maqedonase,me qëllim që ata ta kenë nesër më lehtë për t’i kontrolluar, sepse i kanë me hipoteka. Komuna e Tetovës, Xhaferi tha se i ka harxhuar 150 mijë euro për telefonata, në një kohë kur shumë puna bëhen me internet. Në çdo tubim parazgjedhor të kandidatëve të BDI-së, ai tha se aty do të gjeni se është edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili thotë se ai është garantuesi se premtimet do të realizohen.

Arianit Xhaferi

“Akoma kanë fytyrë edhe vet të kandidohen por edhe tjerë të kandidojnë. Kush do të jetë garanti se do t’i realizojnë premtimet. Prapë do të jetë Ali Ahmeti, por ai ishte garanti për të gjithë që nga Likova deri në Strugë. Dhe, si i kemi komunat tona ne? Me probleme të urbanizimit, me kaos në trafik, me gjithçka. Sa na vlen neve ajo garanca e kryetarit të partisë, se në mos Teuta do të vijë një tjetër që do të jetë më i mirë. Kjo është problem se garancat vijnë nga lartë dhe njerëzit i besojnë atij personi që nuk duhet t’i besojnë”

Në emisionin “Enter” që u transmetua mbrëmë në Televizionin Shenja, u diskutua për zhvillimet e fundit në Komunën e Tetovës dhe katandisjen e qytetit të dy universiteteve në një qendër të skandaleve dhe satirës si pasojë e projekteve të dyshimta. Në këtë emision u tha poashtu se Tetova është qyteti i vetëm ku qytetarët nuk kanë ujë për pije, ndërsa uji vërshon [do vit qytetin dhe shkaktuar jo rrallë herë edhe viktima.