(VIDEO) SHQIPTARËT E SHBA-SË DONACION PËR SPITALIN E TETOVËS

80

Një donacion prej 500 pakove me batanie, çarshafë, jastëkë dhe këllëf jastëku, që bashkë kapin vlerën prej 10,000 euro, ka dhuruar Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Texasit për Spitalin Klinikë të Tetovës. Ky donacion që do t’i shërbejnë nevojave të pacientëve, është pranuar nga drejtori i Spitalit, Florin Besimi, i cili shprehi mirënjohjen e thellë për këtë akt të madh të tyre të bashkëkombasve që

Florin Besimi

“Në emrin tim dhe te stafit të Spitalit Klinik të Tetovës, dua të shpreh falënderimin për donacionin, Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Texasit dhe dua të falënderoj z. Bruno Ceka që ka zgjedhur këtë mision të gjerë donacionesh ta fillojë pikërisht me spitalin tonë. Dua t’i siguroj donatorët por edhe opinionin publik që ky donacion që është kontribut i komunitetit shqiptar të Amerikës do t’i shërbejë sa më mirë dhe sa më gjatë nevojave të pacientëve tonë”.

Në emër  Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Teksasit dhe presidentit të saj, Bruno Ceka, donacionin e dorëzoi Arianit Xhaferi, në cilësinë e përfaqësuesit të kësaj shoqate.

Arianit Xhaferi

“Mbështetja dhe bashkëpunimi në kohë pandemie është e një rëndësie të veçantë, prandaj i inkurajojmë dhe i ftojmë edhe shoqatat tjera të diasporës, grupe e individë që ti ndihmojnë komunitetit të tyre në vendlindje”

Ky aksion humanitar i Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Teksasit do të vazhdojë duke u shtrirë edhe në shumë qytete tjera të Maqedonisë së Veriut, por edhe jashtë saj si në Kosovë dhe Shqipëri.

Arben Zeqiri /SHENJA/