(VIDEO) NJË SËRË AKTIVITETESH PËR “JAVËN ÇAME” NË SHKUP

70

Në përkujtim të 77-vjetorit nga gjenocidi çam, në qytetin e Shkupit këtë javë do të organizohet  “Java Çame”  me mesazhin  ‘MOS HARRO ÇAMËRINË’. Prej 21 deri më 27 qershor është paraparë  të mbahen organizime të ndryshme, homazhe përkujtimore, në shenjë të solidarizimit nga gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.  Sot në Çarshinë e Shkupit filloi zbukurimi i çarshisë me flamuj dhe pano me simbolin “Të dua Çamëri” , që zinin vend kudo nëpër çarshi, ndërsa qytetarëve iu linte përshtypje pamja e tyre, ndërsa shprehnin interes për këtë eveniment.

Më 22 qershor tek platoja e Kalasë së Shkupit do të bëhet hapja e ekspozitës për Çamërinë, me figura historike dhe vendbanime, ndërsa do të ketë edhe valle folklorike. Më pas, me datë 23 qershor do të bëhet publikimi i videos për Çamërinë nëpër rrjete sociale dhe portale. Më 24 qershor në Hotel Bushi, me fillim të orës 12:00 do të ketë panel diskutimi me mysafir të ftuar, Shpëtim Idrizi, Kim Memeti, Arben Llalla, që do të pasojë me Marshin e Paqes, me fillin nga ora 14:30, prej te Kalaja deri tek Ambasada e Greqisë.

Më 25 qershor, ora 18:00, do të ndiqen projeksioni i dokumentarit Gjurmë Shqiptare, ‘Preveza në Greqi’ , ku në këtë  qytet ende flitet gjuha shqipe, dhe analizë rreth këtij dokumentari me historianin Zejni Mazllami, kurse më 26 qershor do mbahet homazh të varrezave çame ne Gllogjer. Dhe më 27 qershor do të behët përmbyllja e programit me një video nga të gjitha aktivitetet e javës.