Source / Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Ali Ahmeti e Menduh Thaçi shkojnë “kokë më kokë”

415

Në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë e Veriut që pritet të mbahen me 15 korrik 2020 vërehet një betejë politike e ashpër mes partisë Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit dhe Partisë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit shkruan Gazeta Blic.

Agjencia për hulumtim e opinionit publik Source, jep rezultatet e anketës në njesitë zgjedhore,  ku del që deri më tani po kryeson BDI e Ali Ahmetit.

Sa i përket liderëve politik në bazë të Source është si vijon:

Ali Ahmeti – 7.2%

Menduh Thaçi – 6.4%

Zijadin Sela – 1.6%

Afrim Gashi – 0.4%

Më poshtë keni analizën e plotë të agjencionit Source :

Në anketën e rradhës zhvilluar nga Source, agjencisë për hulumtime të opinionit publik, të realizuar në javën e tretë të qershorit 2020, nëpër njesitë zgjedhore ku garojnë partitë shqiptare, për zgjedhjet parlamentare që mbahen në Maqedoninë e Veriut më 15 korrik 2020 vërehet një betejë politike e ashpër mes partisë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare.

Në vijim agjencia për hulumtim të opinionit publik Source, jep rezultatet e anketës në njesitë zgjedhore edhe atë:

Njesia zgjedhore numër 6:

Në këtë njesi zgjedhore nr.6 është numri më i madh i votuesve shqiptar. Këtu garon si lideri i BDI-së Ali Ahmeti, po ashtu edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.

Vijimi i fushatës do të jetë një betejë politike mes BDI-së dhe PDSH-së për të papërcaktuarit në këtë njesi, që do të mund të jenë decisiv për fituesin në këtë njesi zgjedhore.

Në njesinë zgjedhore numër 1, tabela është si vijon

Njesia e 2 zgjedhore:


Në deputet të mundshëm për njesinë zgjedhore numër 2 është

Njesia zgjedhore numër 5:

Në deputet të mundshëm përkthehet si vijon:

Në bazë të këtyre tabelave sipas agjencisë për hulumtimin e opinionit publik Source, zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut 2020 që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut, numri i deputetëve të mundshëm të partive politike shqiptare është si vijon:

Për sa i përket liderëve politik në bazë të Source është si vijon

Ali Ahmeti – 7.2%

Menduh Thaçi – 6.4%

Zijadin Sela – 1.6%

Afrim Gashi – 0.4% Në fund agjencioni Source vëren se PDSH-ja ka një tendencë rritjeje në elektoratin shqiptar, në veçanti popullariteti i kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, përkundër tendencës për tkurje të BDI-së, ndërsa Ali Ahmeti mban ende një konstantë vlerësimi