8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaShqiptarët i shkruajnë TRUMP / Ju lutemi që ta përkrahni Qeverinë...

Shqiptarët i shkruajnë TRUMP / Ju lutemi që ta përkrahni Qeverinë e Albin Kurtit

Një grup shqiptarësh nga diaspora në SHBA dhe në botë, i shkruajnë letër Presidentit Donald Trump, Departamentit të Shtetit dhe drejtuesve të Dhomës së Përfaqësuesve e Senatit Amerikan.
Letrën e dërgoi për botim në gazetën “Illyria” veprimtari i komunitetit Bahri Ramadani. Për të lexuar letrën në anglisht trokisni në këtë lidhëz: http://illyriapress.com/on-kosova-mr-president-your-help-is-needed-now-more-than-ever/
Më poshtë vijon version në shqip i letrës dërguar institucioneve të larta amerikane.

Me respekt,
Bashkangjitur lista e 165 nënshkruesve mërgimtarë shqipëtarë.

Duke u nisur nga gjendja e tensionuar në Ballkan, sidomos raportet Kosovë -Serbi dhe në veçanti nga ndikimi rus, i cili është evidentuar tashmë në Ballkan . Duke u nisur nga tensionet lidhur me ndërrimin apo korigjimin e kufijnjëve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të jetë nën ndikimin e Rusisë.
Duke u nisur nga pasojat që do të paraqiteshin me efektin domino në Bosnje dhe Hercegovinë , Kosovë ,Maqedoni e Veriut , Mal i Zi dhe Shqipëri , nën kërcënimin dhe rrezikun për një shpërthim të një lufte të re në Ballkan. Kjo nuk duhet lejuar. Prandaj kërkojmë veprim të shpejtë që të shpëtohet paqja në Ballkan prej një lufte të re. Dhe kjo, si pasoj e një marrëveshje për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje e cila mendojmë që do ta cënon edhe territorin dhe integritenin unitar të Republikës së Kosovës krahas paqes në Ballkan.
Ne intelektualët e poshtënënshkruar vlersojmë:
-Nëse lejohet ndërrimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë , atëherë kjo është në kundershtim me njohjen e Kosovës nga 116 shtete në kufijtë egzistues të saj. -Do të shtohej më shumë mundësia e forcimit të ndikimit rus në Ballkan . -Efekti domino i ndërrimit të kufinjëve Kosovë -Serbi do t’i mundësonte Republikës Serbe në Bosnje ta fitonte shkëputjen dhe pavarësinë në vete. Ky moment rritë mundesinë e daljes në Adriatik të Serbisë edhe vet Rusisë. -Tensionet do te rriten në Bosnje , Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Shqipëri . -Efekti domino i ndërrimit të kufijnjëve do të jetë shkatërrues në Ballkan. -Kosova edhe 20 vjet pas intervenimit të NATO-s nuk ka arritë të ketë një demokraci të qëndrueshme. -Korrupcioni, dhe krimi i organizuar institucional, poashtu dhe nepotizmi e klientela partiake i ka nxenë frymën demokracisë në Kosovë.
-E vetmja parti që formoi qeverinë, pra qeveria Kurti deri më tani, është parti me politikan të pa korruptuar, të shkolluar dhe me besimin tek të cilët tashmë qytetarët kanë besim të plotë, por që e kundershtojnë strukturat që po i humbin privelegjet që e kanë zhvatur vendin që nga pas lufta.
-Këto parti e struktura e shohin si rrezik egzistencial politik dhe ligjor aplikimin e ligjit antikorrupcion dhe procesin e vetingut. – Synimi i Qeverisë së Albin Kurtit ka Modelin e Singapurit të vitit 1982 kur u pastrua i tërë vendi nga korrupcioni , krimi, strukturat plaçkitëse të shtetit.Ketij operacioni i tmerrohen ata që po i humbin privilegjet e uzurpuara pas luftës, prandaj e rrëzuan Qeverinë Kurti.
-Kundërshtarëve të Qeverisë Kurti i ndihmon edhe ndikimi rus dhe serb. Ajo që dështoi në Mal të Zi dhe Maqedoni dëshirohet të arrihet ne Kosovë. -Ndihma e SHBA-ve është e domosdoshme në momentin e tanishëm për Qeverinë e Albin Kurtit, sidomos për të mbijetuar sa më gjatë kjo Qeveri deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja përmes procesit të votimit të lirë.
-Ne të cilët po e nënshkruajmë këtë peticion, ju lusim që ta perkrahni Qeverinë e Albin Kurtit , t’i jepet shancë kësaj qeverie që ka perkrahjen masive tashmë të qytetarëve. Perkrahja e Qeverisë Kurti është shpëtim i tërë investimit 20 vjeçar për histori suksesi në Kosovë.
-Mbështesim deklaratēn publike të LQSHA në krye me ish Kongresistin Joseph J. DioGuardi me të cilën kërkohet nga Presidenti Donald Trump lirimin nga detyra e ndërmjetēsuesit në bisedime Kosovë -Sērbi Richard Grenell, për shkakë tē animit tē Tij tē hapur nga Sërbia , me shpresë që të caktohët një ndërmjetësues tjetër i paanëshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments