Shqiptarët e Teksasit donacion për Spitalin e Tetovës, drejtori Besimi i falemenderon përzemërsisht (FOTO/VIDEO)

57

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Texasit i ka dhënë të martën një donacion Spitalit Klinik të Tetovës informon Tetovasot.

Në donacion janë përfshirë 500 pako të përbëra nga batanie, çarshafë, jastëkë dhe kallëpe jastëku në vlerë prej 10,000 euro,që do t’i shërbejnë nevojave të pacientëve të këtij spitali.

Me këtë rast drejtori i këtij institucioni shëndetësorë në Tetovë Florin Besimi ka shprehur mirënjohjen e thellë për këtë akt të madh të tyre.
“Në emrin tim dhe te stafit të Spitalit Klinik të Tetovës,
dua të shpreh falënderimin për donacionin,
Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Texasit
dhe dua të falënderoj z. Bruno Ceka që ka zgjedhur këtë mision të gjerë donacionesh ta fillojë pikërisht me spitalin tonë “deklaroi drejtori i Spitalit z. Besimi.
Ai u shpreh më tej se dua t’i siguroj donatorët por edhe opinionin publik që ky donacion që është kontribut i komunitetit shqiptar të Amerikës do t’i shërbejë sa më mirë dhe sa më gjatë nevojave të pacientëve tonë.

Në anën tjetër Arianit Xhaferi si përfaqësues i Shoqatës amerikane tha se në emër të Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Teksasit dhe në emër të presidentit të kësaj qendre, z. Bruno Ceka, ju inforojmë se sot i dorëzojmë Spitalit Klinik të Tetovës një donacion nga Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane e Teksasit.
Xhaferi u shpreh se janë 500 pako të përbëra nga batanie, çarshafë, jastëkë dhe kallëpe jastëku në vlerë prej 10,000 euro, e që do t’i shërbejnë nevojave të pacientëve të këtij spitali.
Kjo nismë e komunitetit shqiptar të Amerikës, më saktësisht nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit dhe z. Bruno Ceka do të vazhdojë edhe në shumë qytete tjera të vendit tonë, por poashtu edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.
“Mbështetja dhe bashkëpunimi në kohë pandemie është e një rëndësie të veçantë, prandaj i inkurajojmë dhe i ftojmë edhe shoqatat tjera të diasporës, grupe e individë që ti ndihmojnë komunitetit të tyre në vendlindje” deklaroi Xhaferi. Tetovasot