Shokët e Apasievit (DOKUMENT) ALI AHMETI, MENDUH THAÇI DHE BILALL KASAMI NUK VOTUAN LIGJIN E SHTETËSISË!?

47

Sot Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 57 vota pro dhe 32 kundër e miratoi ligjin për shtetësi të propozuar nga Opozita Shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Ky ligj, pas shumë peripecive por me këmbënguljen e opozitës arriti që të ulë në tryezë partnerët e Koalicionit Qeverisës Lsdm-BDI-Besa dhe Pdsh duke i detyruar që të kaloj ligji në fjalë.Sipas informacioneve që janë publikuar nga disa institucione por edhe nga platforma shtetësia.mk bëhet fjalë për mijëra qytetarë, kryesisht shqiptarë të cilëve u është mohuar e drejta elementare për të pasur shtetësi dhe rrjedhimisht edhe të drejta qytetarë të cilat nuk kanë mundur t’i realizojnë.Ajo që pritej të ndodhë sot ishte fakti që të gjithë deputetët shqiptarë të votojnë pro këtij ligji, por nuk ndodhi ashtu. Kryetari i BDI Ali Ahmeti, i PDSH Menduh Thaçi, kryetari i Besës Bilall Kasami dhe deputeti Bastri Bajrami nuk kanë votuar për ligjin, as që kanë qenë prezent në Kuvend edhe pse kanë qenë të informuar.

Këtë e konfirmon edhe listingu i votimit të Deputetëve për Ligjin për Shtetësinë.