Plasin paditë penale mes politikanëve, Adnan Ismaili padit Menduh Thaçin, Zekiri padit Bexhetin, Bexheti Zekirin!

452

Drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos A” Adnan Ismaili ka deponuar padi në gjykatë kundër kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi pas akuzave që i bëri ai në “Click Plus”.

Adnan Ismaili: “Akuzat aq ishin absurde nuk di ku të filloj dhe ku të mbaroj. Pikërisht biseduam avokatin tim e angazhova e ka dorëzuar padinë, jemi tu prit procesin gjyqësor më tutje.

Gazetari: Ju po thoni që nuk ka asgjë të vërtetë në ato që po thotë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi?

Adnan Ismaili: Po do të shohim në gjyq se ai këtë e ka kërkuar”

Ndërsa vetë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi para disa ditëve  për akuzat që bëri ndaj drejtorit të shtëpisë botuese Logos A u vetofrua si dëshmitar në Prokurorinë Publike për të dëshmuar për të njëjtat dhe ftoi që Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Prokuroria ta kontrollojnë veprimtarinë e kësaj shtëpie botuese.

“Dua edhe njëherë t’ju dëshmoj me fakte dhe me argumente se këta njerëz, janë të gjithë pjesëtarë të një shtypshkronje, se unë e flas gjuhën shqipe shumë mirë, qëllimisht nuk kam thënë botues, sepse botues është term intelektual. Botuesi i vërtetë është kah Konja, Teherani, këto janë shtypshkronja, shërbimi teknik. E thash atë natë, këto njerëz janë një grup privat që duhet të japin llogari për këto financa”, deklaroi Thaçi.

Adnan Ismaili, drejtor i Shtëpisë Botuese Logos A tha që padinë e ka dorëzuar para 3 javëve në gjykatë. Ndryshe padi kundër njëri-tjetrit kanë bërë edhe Muhamed Zekiri dhe Blerim Bexheti.

“11 vite kanë qenë në pushtet dhe e dimë se në çfarë forme i kanë vendosur, e keni dëgjuar përgjimet. Mijallkovi me Musa Xhferin dhe Blerim Bexhetin i bëjnë listat kush do të jetë gjykatës”, theksoi Zekiri.

“Mjaftë më me këtë demagogji dhe me shpifje, le ta merr padronin e vet që të mos e demantojnë çdo ditë dhe të flasim shumë shtruar. Ai manipulon me opinionin, atë e demanton partia e vet. Ai është një puthador”, potencoi Bexheti.

Ndryshe edhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri e konfirmoi se ka paditur kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexhetin për akuzat që ka bërë ai në emisionin Clik Plus ndaj Muhamed Zekirit. Ndërkaq kur e pyetëm Blerim Bexhetin për padinë që është ngritur kundër tij. ai na informoi se edhe ai para një muaji ka deponuar kallëzim penal kundër Zekirit.