3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePezullimi i punës së Kuvendit, deri në formimin e shumicës parlamentare

Pezullimi i punës së Kuvendit, deri në formimin e shumicës parlamentare

Dje në mesditë u mbajt mbledhja konstitutive e Kuvendit pas zgjedhjeve të 15 korrikut. Përbërja e dhjetë parlamentare apo e para me emrin e ri Kushtetues, u thirr në rrethana të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë Covid-19. Nga 120 deputetët e zgjedhur, 117 ishin prezent. Munguan Menduh Thaçi i PDSH-së, Arbër Ademi i BDI-së dhe Aleksander Veljanovski i VMRO-DPMNE-së.

Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, seanca u mbajt në sallën e madhe të Kuvendit, ku ishin siguruar kushtet në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësorë. Deputetët votuan në mënyrë mekanike. Në koordinim me kryetarin e Kuvendit, përfaqësuesit e partive politike u morën vesh për zgjedhjen e Komisionit Verifikues të përbërë nga Jahgoda Shahparska, Izet Mexhiti, Blagica Laskovska, Sonja Mirakovska dhe Safije Sadiki.

Komisioni nuk ka konstatuar asnjë kontest ligjor në zgjedhjen e ndonjërit nga 120 deputet, ndërsa procesverbali u miratua me votim unanim nga deputet prezent në sallë.

Punimet e Kuvendit do të pezullohen deri në arritjen e marrëveshjes politike për shumicë të re parlamentare. Më pas duhet zgjidhet Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nga i cili duhet propozohet emri i kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve. Përbërja dhe mbledhja e këtij komisioni do të dihet pas të mësohet mazhoranca e re. Më pas vijon formimi i trupave punues dhe ndarja në grupe parlamentare.

Në përbërjen e kaluar me Komisionin për Emërime ka udhëhequr opozita, ku si pasojë e mungesës së konsensusit mes dy partive të bllokut politik maqedonas kishte ngecja për emërime në nisa institucione.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments