11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePDSH propozon faljen e gjobave për mosrespektim të orës policore

PDSH propozon faljen e gjobave për mosrespektim të orës policore

Qeveria t’i lirojë masat shtrënguese por ta shtrëngojë sistemin shëndetësor, bën thirrje kryetari i Partisë Demkoratike Shqiptare Menduh Thaçi. Ai tha se këto gjëra duhet të bëhen paralelisht madje duke rikutjuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që zbutja e masave restrikftive të bëhet me përforcimin e sistemit shëndetësor.

“Më shumë teste, identifikim ku është virusi, izolim dhe trajtim” kërkoi Thaçi.

Kreu i PDSH tregoi gjithashtu edhe për propozimin e partisë së tij për të falur të gjitha gjobat e vendosura për mosrespektim të orës policore.

“Propozimi i PDSH për faljen e të gjitha gjobave që kanë të bëjnë me orën policore nënkupton një masë edukative për qytetarët se kjo nuk është çështje diktatoriale por çështje që vetvetiu ta bëjmë” tha Thaçi./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments