15.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmePamjet e rënda ndalohet TI SHOHIN Ministri i MASH-it ,ALI AHMETI ,...

Pamjet e rënda ndalohet TI SHOHIN Ministri i MASH-it ,ALI AHMETI , ZVKPRMV ,DEPUTETËT,BDI ..Shkolla e fshatit Brezë në gjendje të mjerueshme (VIDEO)

lajmi interaktiv

Gjithëandej në MAQEDONI shkollat shqipe janë në gjendje katastrofale qofshin fillore,qofshin të mesme , por kjo e Brezës qenka më katastrofalja .Nëse deri para vitit 2001 shkruanim se Ministri dhe Qeveria e Branko Cërvenkovskit me prapavijë neonacionaliste dhe shkatruese nuk investonte 1 cent ,nga viti 2001 Ali Ahmeti dhe BDI jo që nukn çajnë kokën për shkollat fillore as në Sellcë,as në Malësinë e Karadakut ,as në Malësinë e Gostivarit dhe të KËRÇOVËS,Manastir,Veles por nuk kundërshtojnë as për ndërtimin e shkollës Kiro Gligorov në Shkup që kushtoi mbi 5 milion euro ministër Arbër Ademi ,me aq para do bëhej komplet renovimi i të gjitha shkollave fillore dhe të mesme ku mësojnë nxënësit shqiptarë,në RMV .Pra tash asimilimin e nxënësve shqiptarë në RMV e stimulon BDI me ministrat e Arsimit shqipfolës të cilë[t në Idrizovë nuk lejojnë mësim shqip,në fshatrat e Velesiz në shkollat katastrofale nuk u lejohet mësimi shqip ,mos flasim në Manastir-Resnjë-Prespë-Ohër -Strugë ku fshatrat që gravitojnë popullatë me identitet shqiptar por gjihë folës dialekti i gjuhës maqedonasse nuk u lejohet mësimi shqip ,transferta e gjuhës problem…nuk lejon Ministria e MASH-it kuadër i BDI-së,ndërsa kryetar i Komunës së Strugës Ramiz Merko …vetëm Artan Grubi e mer vesht …ndërsa kur është në pyetje tenderimi i shtypjes së librave me miliona euro ,bëhen të gjallë…ndërsa ALI AHMETI nuk ka qasje në internet …nuk e di çka ndodh …KURSEM …PRA NUK NA KANË FAJ BRAQATA OD KRUSHEVSKA REPUBLIKA …POR I KEMI FAJET VETË …FAJTORI PËR KATRAHURËN NË ARSIM KËTO 21 VITE KA EMËR BDI …www.telegrami.mk

lajmi aktiv që qarkullon

Shkolla e Fshatit Brezë në gjedje të mjerueshme. Ekiipi i Tv Klan M filmoi nga afër gjendjen e shkollës ku pamë dritare, derë, tualet dhe dërrasë të zezë të improvizuar. Nga Komuna e Çuçer Sandevës nuk u përgjigjen thirrjeve tona.

Shkolla e Fshatit Brezë në gjedje të mjerueshme. Ekiipi i Tv Klan M filmoi nga afër gjendjen e shkollës ku pamë dritare, derë, tualet dhe dërrasë të zezë të improvizuar. Nga Komuna e Çuçer Sandevës nuk u përgjigjen thirrjeve tona.

Para se të vijnë nxënësit, arsimtari i vetëm në këtë shkollë të Brezës, po mundohet sadopak ta ngrohë klasën e vetme.

E nxënësit, me bukë në dorë, çizmet e gjata, çantën në shpinë, por të buzëqeshur se po vijnë në shkollë.
Por objekti ku mësojnë, ngjan në gjithçka përveç se në institucion ku fëmijët vijnë për të mësuar.

Përveç kushteve të tmerrshme, këta nxënës nuk kanë as një mjet tjetër që do tua lehtësonte procesin arsimor. Madje edhe tabelën e zezë e kanë improvizuar.

”Gjashtë, shtatë karrige, e as dërrasë të zezë nuk keni… Qysh e keni improvizu, qysh e keni gjet?
E kemi marrë një karton, e kemi vendosur vetë aty që nxënësit sadopak të jenë të informuar dhe të na ndihmojë në procesin arsimor” – deklaroi Beqir Ibrahimi, arsimtar.

Deri në klasën e katërt, këta tetë nxënës duhet ta mbajnë mësimin në këtë objekt, e më pas do të duhet ta kalojnë këtë rrugë.

Që është e gjatë afër katër kilometrave, e nxënësve ju duhet më shumë se 1 orë që të arrijnë deri tek ky objekt…

Edhe pse kushtet janë ashtu siç shihen, dëshira tek nxënësit e Brezës për tu arsimuar nuk mungon.
Mendjen e kanë ndarë prej tani… Çdo sakrificë që duhet të bëhet për arsimim, do të bëhet.

”Shkoj! Në këmbë, në këmbë vetëm të mësoj” – tha nxënësja

Nga Komuna e Çuçer Sandevës nuk u përgjigjen thirrjeve tona. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments