Murseli dhe Sela banorëve të Sellcës: Ju duhet t’ua merrni pushtetin me të cilin ata ju kërcënojnë dhe rëndojnë jetën

45

Kandidatit për kryetar komune të Tetovës Vullnet Murseli nga rradhët e opozitës shqiptare ASH-AAA sot takuan banorët e fshatit Sellcë të Malsisë së Tetovës.

Kandidatit për kryetar komune të Tetovës Vullnet Murseli nga rradhët e opozitës shqiptare ASH-AAA sot takuan banorët e fshatit Sellcë të Malsisë së Tetovës, përcjell in7

Kandidati Murseli i shoqëruar nga Lideri i ASH-së Ziadin Sela dhe kryetari i AAA-ës Afrim Gashi, nga deputeti i zonës Hysni Ismaili, bartësi i listës së koalicionit ASH-AAA Muzafer Etemi si dhe kandidatë për këshillin komunal para banorëve të Sellcës para të pranishive bartësi i listës Muzafer Etemi tha se:

Ditëve të fundit i shohim duke punuar oponentët tanë, por shtrohet pyetja pse punojnë para zgjedhjeve. Ne e dijmë çfarë i duhet Sellcës, ne kemi paraparë ndërtimin e shkollës që premtohet dhe nuk realizohet me vite. Gjithashtu ne kemi zgjidhje edhe për problemin e ujit që është një problem i kahmotshëm, përfundoi Etemi.

Kandidatit për kryetar komune të Tetovës Vullnet Murseli para banorëve të Sellcës tha se:
Në programin tonë e kemi paraparë aksin rrugor Tetovë-Sellcë, për tënndërtuar rrugën e re krejtësisht. Gjithashtu kemi paraparë zgjidhje edhe për problemin me ujin, bashkërisht për Sellcën dhe Llacën. Në programin tonë kemi paraparë subvencionimin e bujqive dhe blektorëve, do të formojmë ekipe që do të vijnë të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm. Për gratë kemi paraparë 20 mijë euro startap për të filluar veprimtarëti e tyre, qofshin artizanate, qofshin profile të tjera.

Ndërsa kryetari i ASH-së Ziadin Sela në fjalën e tij tha se:

Fatkeqësisht jetojmë momente të vështira si popull dhe të pakta janë ato momente lur flasim për zhvillime të mira. Mediat dhe rrjetet sociale janë të stërmbushura me skandale që ndodhin çdo dy tre ditë. I shohim ata që kanë marrë përgjegjësinë të na rregullojnë jetën e qytetarët, tek mundohen që ti mbulojnë këto skandale në vend që të na përmirësojnë jetën. Kishim tragjedinë me autobusin ku i afërt ishte me atë që duhet të bëjë kontrollin e autobusit dhe i njëjti është i afërt me gjykatën dhe ska drejtësi. Ne heshtim dhe pastaj na ndodh fatkeqësia tjetër, digjen 14 njerëz në spital, aty digjen dy prind dhe fëmijët ngelin jetim dhe ska as kush ti ngushlloj. Ne përsëri heshtim dhe kush e di çfarë tragjedie tjetër mund të na ndodhë të ardhmen. Ne si opozitë arritëm të sjellim ligjin për shtetësi, një çështje që me dekada nuk është zgjidhur. Ne e bëmë sepse ne jemi atje për të bërë punë për qytetarët. Paramendoni dhjetëra mijëra qytetarë që kanë lindur këtu kishin jetuar pa shtetësi, ndërkohë kriminelët e botës kanë fituar shtetësi në Maqedoninë e Veriut.
Të konstatosh se asnjë funksioner i BDI-së nuk ka mbajtur asnjë ditë burg, ndërkohë 90% e të burgosurve janë shqiptarë, janë pjesë e popullit, e ti si jurist ta konstatosh këtë dhe ende të jesh me BDI-në, kjo s’ka kuptim.
Ju jeni zonë që keni derdh gjak, ndër sa sot të themi se 200 mijë të rinjë kanë ikur nga vendi, ata pushtetarë nuk duhet të guxojnë tu dalin para. Ata po e shohin gradualisht se e kanë humbur pushtetin, se para ca vitesh thonin se do të bëjnë central bërthamor. Ne duhet ta sjellim ndryshimin, jo për Ziadin Selës, por për ju. Ju ju keni dhënë atyre pushtetin dhe ata vijnë ju kërcënojnë në emër të pushtetit, ju kushtëzojnë në emër të pushtetit, ua dërgojnë inspektorët bizneseve dhe pastaj shtiren sikur ju ndihmojnë dhe përsëri këtë e bëjnë në emër të pushtetit. Më 17 tetor ju duhet tua merrni këtë pushtet që ata e përdorim kundër jush, përfundoi kreu i ASH-së Ziadin Sela.