9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMinistria e Drejtësisë: Gratë nëpër burgje lehtësime të njëjta sikurse burrat!

Ministria e Drejtësisë: Gratë nëpër burgje lehtësime të njëjta sikurse burrat!

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores për procedurat e vendosjes, klasifikimit dhe zhvendosjes së personave të dënuar në Institucionet Ndëshkuese-Korrektuese, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Me këto ndryshime, gratë dhe vajzat të cilat vuajnë dënim me burg do t’i kenë të drejtat dhe lehtësimet e njëjta si meshkujt.

“Është e paraparë që, nëse personi i dënuar i gjinisë femërore, e që është dënuar me burgim deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin me burg deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë përfitimet në përputhshmëri me rregulloren dhe rendin shtëpiak të INK “Idrizovë” – thuhet në komunikatë.

Me ndryshimet në Rregullore, nuk do të ketë më diskriminim ndaj të dënuarve gra dhe vajza në departamentin e grave dhe vajzave, krahasuar me të dënuarit meshkuj, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments