Menduh Thaçi uron kryeministrin Albin Kurti

297

I nderuari Kryeministër z. Albin Kurti,

Zgjedhja Juaj si Kryeministër dëshmoi edhe njëherë se Republika e Kosovës ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike, andaj në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare ju urojmë suksese në detyrën e re.

Shprehim bindje se me zgjedhjen e Juaj në këtë detyrë padyshim do të kontribuoni në avancimin e standardeve demokratike të shtetit të Kosovës drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Njëkohësisht, popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie ekonomike.

Me respekt,

Kryetar i PDSH-së Menduh Thaçi